Zyrtare, Pep Guardiola trajneri i ardhshëm i Bajern Mynih

16 Janar 2013, 18:28Sport TEMA

Pep Guardiola, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut. Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman, me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

Guardiola vendosi që të tërhiqej nga Barcelona dhe të merrte një vit pushim, ndërkohë që ka qenë një trajnerët më të kërkuar të momentit, sidomos nga ekipet angleze.

Por, spanjolli që arriti të fitojë plot 14 trofe me Barcelonën në një periudhë të shkurtër kohore, ka vendosur që të drejtojë pikërisht Bajernin e Mynihut.

Guardiola ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Bajernin deri në vitin 2016. Ai do të zëvendësojë në këtë post Jup Heinkes, kontrata e të cilit përfundon pikërisht në fund të këtij sezoni. Ende nuk dihen detajet e tjera të kontratës, si p.sh paga e trajnerit spanjoll.

14 komente në “Zyrtare, Pep Guardiola trajneri i ardhshëm i Bajern Mynih”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Dhe ajo qe prisja dhe deshiroja, ndodhi.
    Nje barcelonas, te bajern eshte menyra me e mire per ta shpetuar futbollin gjerman dhe ta beje ate me atraktiv dhe shume shpejt do te shohim edhe bajernin ne loje teknike, qe te kenaq shpirtin.
    Suksese te Bajern Guardiola.

    1. Karl Heinz Rummenige says:

      Bayern ka dy-tre vjet qe eshte ekip rezultative dhe spektakolar.
      Dy nga tre Champions te fundit ja kane vjedhur matrapazet Morati dhe Abramovic.
      Cili nga ekipet europiane luan si Bayern?
      Cili nga ekipet kombetare luan si Gjermania?
      Kisha respekt per Ty Horri dhe per Ty Totila, po ketu ju ka erresuar tifozlleku syte!
      Rifreskoni memorien dhe behuni me realiste!
      P.S. Guardiola eshte trainer i madh. Tani ka shansin te provoje qe Barcelona nuk ishte rastesi. Tek Bayern gjeti garancine & sigurine qe nuk ja dhane dot te tjeret. SUKSESE!

      1. Die Kaiser says:

        Willkommen Pep

        Kemi luajtur 9 finale Championsi. Kemi humbur 5 e fituar 4. Kjo na shqeteson.

        Ekipin e kemi me moshe te re dhe mjaft teknik. Mund te kemi nevoje per ndonje qendermbrojtes te klasit te pare dhe nisur nga profili i Pep, edhe per nje qendersulmues teknik i tipit Vija, apo Aguero. Mbase Mario Gomez pershtatet me mire ne Premiership. Anglezet kerkojne qendersulmues te atij tipi. Pep jo, e vertetoi me Ibren.

        Ne tre vitet e ardhshme do te jemi ne finalen e Championsit. Planifikojme te fitojme jo me pak se dy prej tyre. Bilancin do e cojme nga 9:4 ne 12:6. Per Bundesligen nuk po diskutoj fare.

        Nese doni do ju mesoj himnin e ekipit:

        Bayern Munchen, Bayern Munchen………..

        A e keni degjuar sa bukur ? Sidomos po ta degjosh live ne Allianz Arena.

        1. Tironci Lugano says:

          Sa bukur kendonin tifozet e Celsit ne Allianz Arena vjet.

      2. Horri i Bulevardit says:

        Natyrisht qe Bajern eshte ekip i madh, kete se kam ven asnjehere ne diskutim dhe fitorja e Celsit ne campions, as se llogaris fare, se askidentet ndodhin.
        Por kur thashe per Gurdjolen se do jete me atraktiv ne lojen teknike, kjo nuk i heq vlerat te tjereve.
        Por Gurdjola me vete mentalitetin latin ne futboll qe ka, do te beje qe edhe tek Bajern, ti shofim ato cic-micet me shpesh para portes. Megjithate mendimi jot ste kundershtoj, dhe kur flitet per futboll dhe sejcili ka nje mendim, sdo te thote se kur jam edhe kunder te jete edhe kunder respekti, se ne ketu spo bejm as lufte spo ndajme shyqyr as toka, biles ky diskutim kur ka dhe kundershtim pa fyerje e ben edhe me te bukur lojen e futbollit mbas mbarimit te tij.

      3. Die Kaiser says:

        Willkommen Pep

        Deri tani kemi luajtur ne 9 finale te Championsit, kemi fituar 4, pra rezultati 9:4. Kjo na shqeteson.

        Ekipin e kemi te ri, teknik dhe ofensiv. Luajme futboll atraktiv. Me Pep mbase na duhet te marrim nje qendermbrojtes te klasit boteror dhe mbase edhe nje sulmues shume teknik, te levizshem sic i don Pep, te tipit Vija, Aguero etj. Mario Gomez mund te mos i pershtatet lojes se Pep. Eshte vertetuar kjo me Ibren ke Barca. Gjithsesi Mario eshte shume i mire tek Premiership. Anglezet i duan qendersulmues te atij kalibri.

        Me Pep planifikojme qe ne tyre sezonet e ardhshme te fitojme minimalisht dy Champions. Bilancin ta cojme nga 9:4 ne 12:6.

        Kush don mund ti mesoj himnin e klubit bavarez. Eshte fantastik:

        Bayern Munchen, Bayern Mnchen………… (uuu mu mbush trupi me mornica)

        Sidomos po ta degjosh live ne Allianz Arena.

  2. fiku says:

    Zgjidhja me e mire. Klubi me i pershatshem per Guardiolen. Bastaxhinjte paskan qene te sakte kur parashikonin Guardiolen te Bayerni.

  3. TOTILA says:

    I uroj suksese ,por mendoj QE EKIPET GJERMANE KURRE NUK do te arrijne te luajne futboll teknik sic luajne TE GJYHE EKIPET LATINE ! Nuk eshte ne A.D.N E tyre kjo menyre loje ,sepse i mungon lenda e pare .Por ne se BAYERNI nuk ka akademine e vet ,atehere le t’e vazhdoje si REALI ,,por ne kete rast le te marre dhe gjysmen e BARCELONES !!

    1. u dont say says:

      ore me ke ben tifo ti se ndonje here me cudit me keto komentet e tua

    2. AMERIKANI says:

      per totilen,LAHM,SHFAJSTANGER,TONI KROS,TOMAS MULLER,BASSHTUBER,KANE DALE NGA AKADEMIA E BAJERN,LOJA E BAJER DHE EKIPI JANE TE NGRITUR ,GUARDIOLA DITI TE ZGJEDHE EKIPIN QE TE MBROJE SUKSESET E TIJ ,TANI BAJERN DO I TERHEQE VEMENDJEN ADHURUESVE TE FUTBOLLIT NE GJITH BOTEN,SUKSESE BAJERN DHE GUARDIOLA,

    3. Tan Lapraksi says:

      Cfare te marre:
      Xavi, Iniesta, Pujol … qe jane nga 33 vjec!
      Bayern eshte ekipi me i ri ne Champions dhe ka talente qe kane dale nga Akademia e Bayern e cila shkelqente ne bote kur lojtaret e ekipit te pare te Barcelones luanin me porta hungareze lagjesh.
      Me gjej lojtare si: Neuer, Shvajni, Muller, Kros, Lahm … tek Barcelona…

  4. Uarda says:

    Suksese Bayern, fuck off Guardiola…

    1. Anila says:

      Po pse nxefesh mi Uarda

      Cfar ekipi te merrte Guardiola mendon ti Kamzen a ?. Kishte lek me e pagu ai Zhelali i Mzinjve ? Vetem nese kapte nonj lek nga ai 3 milionshi i Gites. Po ato nuk do mjaftonin as per 6 muj me i pagu rrogen Guardioles.

  5. bobi says:

    Totila duhet te ket fillu me pa futboll pas viteve 2005…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje