Ferguson: Ja si e arrita unë suksesin

16 Janar 2013, 18:13Sport TEMA

Sër Aleks Ferguson mendon se suksesi sjell si pasojë kontrollin dhe një fakt të tillë po e provon më së miri ndërsa po drejton Mançester Junajtid drejt titullit të 20-të kampion në Angli. Në një seminar të organizuar me elitën e trajnerëve të futbollit anglez, Ferguson ka treguar se vetëm sigurimi i sukseseve në mënyrë të vazhdueshme i ka dhënë atij mundësinë të qëndrojë për 26 vite radhazi në drejtimin e ekipit të tij, ndërsa ka paralajmëruar rivalët se kjo është e vetmja mënyrë që ata kanë për të synuar një jetëgjatësi të tillë në klubet e tyre.

“Mendoj se trysnia është e njëjtë si ajo e vitit 1986 kur erdha këtu. I vetmi ndryshim ka lidhje me mënyrën se si operon media sot dhe mënyra se si shoqëria ka ndryshuar në raport me pjesëmarrjen e tifozëve. Por trysnia ka ekzistuar gjithmonë, sidomos nëse je në një skuadër si Mançester Junajtid ku të kërkohet gjithmonë të fitosh dhe të jesh i suksesshëm”.

“Kur iu bashkova klubit 26 vite më parë, kishin shumë vite pa fituar kampionatin dhe kur e fituam u qetësuam të gjithë. Por fitoret të sigurojnë edhe vendin e punës. Kur ke sukses ke edhe kontroll, që është emri i vërtetë i lojës në futbollin modern të ditëve të sotme”, ka shpjeguar Ferguson para një audience mes të cilëve ishin disa nga emrat më të njohur të trajnerëve britanikë, por edhe të ftuar të veçantë si Fabio Kapelo, Xhovani Trapatoni e Roi Hodgson./lajmeshqip

2 komente në “Ferguson: Ja si e arrita unë suksesin”

  1. Prec Ulaj says:

    Padiskutim me i miri.
    Ky trainer ka kaluar disa cikle te ngritjes dhe uljes se ekipit, dhe ka treguar nje fleksibilitet te jashtzakonshem. Duhet te jete edhe njeri me zemer te madhe.
    Jo si keta traineret me ne krye Murinjon qe hidhen ekip me ekip, blejne yje me miljona dollare, dhe pastaj ikin mbasi shkaterrojne ekipin.
    E gjithe bota e admiron qendrushemerine.

  2. TOTILA says:

    Jam dakord me “PREC ULAJ ” ,por duke mos qene dakord me fjaline e pare . Ky eshte mendimi im . Por nga ana tjeter ne se MANCHESTER UNITED paska qendruar ne majen e futbollit ANGLEZ ,per sa kohe e ka udhehequr DROGIRASHI FERGUSON , mua me lind nje pyetje . Sa e ka ushqyer ekipin kombetar ANGLEZ MANCHESTERI me lojtaret e tij ? .Sa kontribut kane dhene keta lojtare ne kombetare ,kur dihet se : REZULTATET ME TE ERETA KOMBETARJA ANGLEZE I KA QE NGA VITI 1972 dhe deri me sot pra ne 2013 ,ku 27 vite nga 41 gjithsejt i perkasin kohes kur FERGUSONI ka trajnuar . SHEMBUJ te kunderet ? PO JUVENTUSI qe e shpalli ITALINE KAMPIONE BOTE ,ta leme vitin 1982 , por te themi ne 2006 ,dhe po ky JUVENTUS e nxori ITALINE 2 here finaliste ne EUROPIAN ,NE 2OOO dhe ne 2O12. Tjeter shembull .BARCELONA ,qe e nxori SPANJEN 2 HERE KAMPIONE EUROPE ,ne 2008 ,ne 2012 dhe 1 here KAMPIONE BOTE NE 2010 ! Keta po jane trajnere fitues DHE JO ALI PASHE TEPELENET qe kane hedhur rrenje si METASTAZAT E KANCERIT , DHE do te largohen vetem ne se i “QELLON me PLUMB”. ARSEN WENGER dhe ALEX FERGUSON jane pjestare dhe personazhe GROTESKE TE MIGUEL SERVANTESIT ,jane SANCO PANCOT MODERN . Prandaj dhe futbolli i ANGLEZEVE KA bere gjithe keto “PERPARIME ” ne keto vite . ANGISE nuk i takon te udhehiqet nga CINGUNET dhe SARAHOSHET SKOCEZE ,si puna E FERGUSONIT qe te QENIT SIR e mat me SASINE E HEKTOLITRAVE TE JOHN WALKERIT qe pi dhe eshte babaxhan KUQALOSH ,vetem kur eshte nen efektin e avujve te ALKOLIT ,apo nga MONSIEURET si puna e WENGERIT ,pamvaresisht se per te kam respekt . Por ka ardhur koha qe keta pamvaresisht MERITAVE QE KANE T’UA LENE VENDIN TE TJEREVE , sido qe per cudi nuk jane konsumuar nga qendrimi per nje kohe te gjate ne stolat respektive .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje