Kaka-Di Maria, drejt largimit nga Reali

15 Janar 2013, 20:51Sport TEMA

Angel Di Maria dhe Rikardo Kaka janë shumë pranë lamtumirës nga Real Madrid. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, dy mesfushorët mund të largohen shumë shpejt nga Reali, mundësisht që gjatë merkatos së janarit, pasi Zhoze Murinjo duket se i ka nxjerrë jashtë planeve të tij për të ardhmen.

Për Di Marian, gjithçka ka lidhej me faktin se ai është shfaqur jashtë forme në këtë sezon, gjë të cilën trajneri ia ka vënë në dukje edhe para shokëve të tij të skuadrës. Sipas asaj që raporton “Marca”, tekniku portugez ka shpërthyer kundër argjentinasit, duke i kujtuar se nuk është më në nivelet e mëparshme.

“Ti nuk po luan më. Kur fitojë pak para, luaje më shumë. Sapo rinovove, nuk luan më as shumë e as pak”, ishte shpërthimi i trajnerit portugez ndaj futbollistit të cilin e afroi vetë në radhët e madrilenëve dhe të cilin më parë e ka vlerësuar si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij. Për mesfushorin janë ankuar edhe shokët e skuadrës. “Tani nuk vrapon më si më parë”, ishin fjalët e një burimi brenda skuadrës për gazetën spanjolle.

Ndërsa për Kaka, Reali ka vendosur të heqë qafe brazilianin sapo t’i jepet rasti i parë. Sipas mediave spanjolle, madrilenët duan të shpëtojnë nga rroga e tij e rëndë që kalon 10 milion eurot në sezon dhe si rrjedhojë janë të gatshëm ta japin edhe falas, duke parë se vetë futbollisti as që planifikon të largohet. Problemi është se inaktiviteti i tij ka larguar të gjithë pretendentët dhe për lojtarin brazilian interesohen vetëm skuadra të dorës së dytë, ose ato që për momentin nuk janë në gjendje të paguajnë rrogën e tij stratosferike.

2 komente në “Kaka-Di Maria, drejt largimit nga Reali”

  1. interpoli says:

    eh… c’me genjeu fjala e pare e titullit ?

  2. TOTILA says:

    Po MURINJO LEGENI kur do iki vete .Ne fakt une dua qe te rrije tek REALI ,dhe njekohesisht dua te PERIFRAZOJ THENIEN E NJE AKTORIT TONE ME TE FAMSHEM SE : “DUA qe t’a SHIKOJ me SYTE E MI KATRAHUREN”. Murinjo i do GLADIATORE OSE MUNDESISHT LOJTARE RREGBIE . Si putane qe eshte MURINJO po i ben keto levizje KINSE te thote se ja ….une nuk do te largohem . Ike MERE FIZI ,IKE me gjithe QELBSAT qe i ke sjelle nga mbrapa si ILIR META KOKELOPA NGA 2005 qe levizte neper mitingje me MITINGASHET dhe me personat ME TE INKRIMINUAR TE KOHES NE SHQIPER kudo qe shkonte kishte skalionin E PARE QE SHERBENTE SI MOTORRINO ,por qe i doli BOJA .Keshtu dhe ketij KODOSHIT MURINJO PO i del dhe ANTI-RUXHUA ,sepse sa here deshton e gjen gabimin OSE TEK ARBITRI .tek GUARDIOLA dhe tani se fundi fajin me te madh ja kane GAZETARET !!!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje