Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola duken shumë pranë transferimit në Angli, pasi mediat angleze kanë bërë të ditur se të dy këta trajnerë janë të ftuar në një seminar dyditor të organizuar nga Aleks Ferguson me trajnerët elitarë të kampionatit anglez.
Trajneri skocez është aktualisht presidenti i Shoqatës së Trajnerëve të Ligës Angleze, e cila këtë radhë duket se do të ftojë në mbledhjet e saj edhe shumë emra të tjerë të shquar të futbollit evropian.
Kjo shoqatë ekziston kryesisht për të përfaqësuar interesat e trajnerëve në katër kategoritë profesioniste të futbollit në Angli dhe prania e Guardiolës e Murinjos në aktivitet shton spekulimet se ata po planifikojnë një të ardhme në këtë vend, duke përgatitur që tani terrenin.
Takimi në fjalë do të mbahet pranë Barton, në zyrat e kësaj shoqate, ndërsa është bërë e ditur vetëm se do të zhvillohen seminare dhe diskutime me tematikën e rolit të trajnerit. Në listë janë përfshirë edhe trajneri i kombëtares angleze, Roi Hodgson, ashtu si edhe disa trajnerë të tjerë përfaqësuesesh, por lista e plotë e pjesëmarrësve do të publikohet vetëm të martën, pas përfundimit të këtij aktiviteti./lajmeshqip
Murinjo ka nevoje per trajnim ndersa Pepe nuk ka nevoje.