“Rai Sport”: Interi kërkon Samir Ujkanin

14 Janar 2013, 12:15Sport TEMA

Nëse Samir Ujkani do të largohet nga Palermo, rrugët për të janë të hapura edhe në ekipet më prestigjioze italiane, ku në radhë ka hyre edhe Interi. Lajmi i bujshëm është shpërndarë nga emisioni sportiv i “Rai”, rrjetit televiziv italian, që ka hapur skenarin e bujshëm të merkatos për futbollistin shqiptar.

Ndonëse sipas “Rai Sport” portieri shqiptar pritet të mbyllë këtë sezon te Palermo para se të largohet nga kjo skuadër, ai do të ishte shumë i gatshëm të largohej që tani nëse konkretizohet oferta nga një ekip tjetër që i ofron një vend si titullar.

Për 24 vjeçarin mendohet se një rol të tillë do t’ia ofrojë Kievo apo Bolonja, dy skuadra të cilat kërkojnë të bëjnë ndryshime në katërkëndorin e tyre.

Por ndaj tij ka interesim edhe nga skuadrat e mëdha, që e shohin si një portier të perspektivës dhe që e kërkojnë përkohësisht si portier të dytë në radhët e tyre. Pas Lacios dhe Napolit, tashmë duket se në garë ka hyrë edhe Interi. Zikaltërit kërkojnë Ujkanin që të luajë rolin e zëvendësit të Samir Handanoviç, pasi portieri tjetër i tyre, Luka Kastelaci, ka pësuar një dëmtim dhe do të qëndrojë shumë gjatë larg fushave të lojës.

Tani mbetet të mësohet se cila do të jetë lëvizja e vetë Ujkanit, duke parë se edhe Palermo nuk po kalon një situatë të mirë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria në fund të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje