Ten Kate: Ronaldinjo u bë shembull për Mesin

12 Janar 2013, 12:26Sport TEMA

Henk Ten Kate ka qenë një nga personat që ka besuar më shumë te Lionel Mesit që në vitet e tij të para. Ish-asistenti i Frenk Rajkard ka treguar se si kanë qenë pikërisht fillimet e argjentinasit te Barcelona, kur u vendos që ai t’i bashkohej skuadrës së parë dhe ka zbuluar se Mesi qëndronte gjatë gjithë kohës me lojtarët brazilianë, duke mësuar prej tyre.

“Ronaldinjo ishte një shembull i mirë për Mesin, për atë që duhej të bënte dhe çfarë nuk duhej të bënte. Por ai dhe Deko e pritën menjëherë mirë mes tyre që kur ishte 17 vjeç. Megjithatë, duhet ta dini që personi me të cilin kalonte më shumë kohë ishte Silvinjo, një lojtar që nuk bënte jetë nate si të tjerët dhe që ishte besimtar”, ka treguar Ten Kate, duke zbuluar ndikimet e argjentinasit në fillimet e tij.

“Të dy e kishin zakon të luanin tenis me këmbë në palestër, të zbathur. Që veterani i skuadrës dhe lojtari më i ri të qëndronin bashkë, do të thoshte shumë sipas këndvështrimit tim”.

Më pas, ai ka kujtuar ditën kur i dhanë mundësinë e debutimit lojtarit argjentinas, që deri në ato momente ishte i panjohur.

“Në miqësoren me Porton ishte debutimi i tij, por as unë, as Frenk nuk e njihnim. Mesi ishte 16 vjeçar dhe luante te të rinjtë B. Çiki Begirishtajn na kishte folur shumë mirë për të dhe ne ramë dakord që ta aktivizonim në 10 minutat e fundit. Që në prekjen e parë të topit, i iku dy kundërshtarëve me të majtën e tij. Unë dhe Frenk pamë njëri-tjetrin, por kishim mbetur pa fjalë. Të nesërmen i telefonuam Xhovani Van Bronkhorst dhe i thashë se kisha parë yllin e ardhshëm të Barcelonës”, tregoi Ten Kate./lajmeshqip

2 komente në “Ten Kate: Ronaldinjo u bë shembull për Mesin”

  1. TOTILA says:

    SHume e sakte RONALDINJO KA NDIKUAR SHUME .SHikoni me sa ciltersi qesh RONALDINJO ,SI NJE FEMIJE !

  2. fredi says:

    Ronaldinjo i viteve 2005-2007 eshte thjesht i paarritshem nga cdo lojtar tjeter i koherave tona. Elegant, driblues i papare ndonjehere, i shpejte si asnje tjeter, i fuqishem dhe golashenues si asnje tjeter.

    Mesi sot i afrohet, madje mund te jete me i mire se ai vetem ne thjeshtesine e shenimit.

    Kur flasin per Ronaldon pastaj, me vjen te qesh.nuk i afrohet as njerit dhe as tjetrit.

    Futbolli eshte nje sport imagjinativ, qe. Ronaldinjo dhe Mesi e kane cuar ne nivelet me te larta. Ndoshta per arritje te tilla ka nevoje edhe per nderhyrjen e Zotit, sepse ne nivele te tilla, vetem me nderhyrjen e Tij mund te ngjitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje