Murinjo nën hetim për një shkelm në prapanicë

12 Janar 2013, 11:46Sport TEMA

Policia spanjolle ka hapur një hetim ndaj Zhoze Murinjo, pasi një person e akuzon portugezin se e ka goditur me shkelm në prapanicë kur trajneri i Realit kishte dalë për shoping bashkë me familjen e tij.

Personi i paidentifikuar mendohet se i është afruar trajnerit duke i kërkuar që të bëjnë një fotografi bashkë.

Por tifozi ka marrë si përgjigje një shkelm në prapanicë, në këtë ngjarje që ka ndodhur në një qendër tregtare afër qytetit të Madridit në pasditen e të enjtes.

Edhe truproja e trajnerit portugez akuzohet se i ka marrë tifozit telefonin nga duart duke ia përplasur në tokë.

Policia ka bërë të ditur se është hapur një hetim, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të Murinjos kanë bërë të qartë se trajneri portugez mohon të ketë ndodhur një ngjarje e tillë.

6 komente në “Murinjo nën hetim për një shkelm në prapanicë”

  1. Argita_B says:

    Ketu perpara shtepise s’aime sapo u zune du femije e njeri e godait me shkelm shokun e tij. Kam nje foto, tu jap dhe emrat se mund te béni nje artikull me to?
    Tema, a e rilexoni se çfare shkruani!! Ok eshte i njohur, provokato, i zoti po edhe kete e konsideroni lajm!! Eshte bere gazeta vetem Berisha, Rama, Murinjo, Ronaldo.. Bota ka 7 miliarde banore….hapni syte se ka gjera me me rendesi. E bote..

    1. +10 says:

      …dhe behet e ditur se personi qe hengri shqelmin bytheve quhet Sali Berisha…

  2. TOTILA says:

    Nuk eshte lajm .Edhe ne se e ka qelluar mire ja ka bere .

  3. lungara limaj says:

    murinjo do kete ndonje damar shqipetar ,bjeru qenve te zinj

  4. england says:

    Ju gazetaret jeni vigjilente!dhe kjo eshte pjese e profesionit tuaj,por jo cdo pordhe qe ben dikush,apo ne rastin konkret nje shkelm nga Mourinjo dhe ta hidhni ne faqe gazete,ndoshta kjo ndodh ngaqe ju keni “dashuri” per trajnerin e Realit,nuk e besoj se do beni te njejten gje me cdo trajner nese keta te fundit gjuajne ndonje shkelm?

  5. Guxhua says:

    Kjo eshte normale per nje tip si Mourinjo. Mua nuk me duket normale qe Maqedonasit te na shajne neve ne Sevilja ku behet kampionati boteror i hendbollit. Dhe cudia tjeter si ka mundesi ne Sevilja te mos kete Shqiptare qe te sqarohen me aziatiket frikacake. Por besoj se do organizohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje