Kavani: Dua të luaj përkrah Balotelit

11 Janar 2013, 11:43Sport TEMA

Ideja e një transferimi të mundshëm të Mario Balotelit te Napoli duket se përkrahet edhe nga sulmuesi i kësaj skuadre, Edinson Kavani, i cili ashtu si trajneri Valter Mazarri, mendon se italiani është një vlerë e jashtëzakonshme për cilindo ekip.

“Ai një “mollë e kalbur”? Të gjithëve mund t’u ndodhë që të gabojnë por Baloteli është një lojtar i madh. Ai ka treguar se është një kampion i jashtëzakonshëm dhe do të më pëlqente shumë të luaja përkrah tij”, tha Kavani.

Sulmuesi ka përsëritur se refuzimi i ofertës prej 55 milion eurosh që është bërë në adresë të tij, thjesht ka përforcuar më shumë lidhjen që ka me Napolin, ku shpreson të fitojë trofe të rëndësishëm.

“Veprimi i presidentit De Laurentis më ka dhënë qetësi dhe tani thjesht mendoj për të dhënë gjithçka dhe por të fituar sa më shumë me këtë klub. Shpresoj që të qëndroj këtu sa më gjatë që të jetë e mundur. Po i gëzohem këtij momenti të bukur në një qytet ku njerëzit të japin një shtysë më shumë. Edhe fëmijët e mi e ndjejnë veten napolitanë”, tha sulmuesi uruguaian, që ndiqet me interes nga shumë klube të njohura evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje