Lionel Mesi ka pranuar se fitorja e Kupës së Botës me Argjentinën është e vetmja gjë që mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ndonëse është vetëm 25 vjeç. Ylli i Barcelonës është i pari në histori që ka marrë katër herë “Topin e Artë”, për më tepër në katër edicione radhazi, ndërsa ka filluar debati nëse ai mund të cilësohet që tani si më i madhi në historinë e futbollit. Por vetë lojtari tregon se do të ishte gati të ndërronte cilindo prej katër trofeve për medaljen e fituesit të Kampionatin Botëror.
“Ajo që mungon është fitorja e Kupës së Botës. E vërteta është që jam gati të ndërroj “Topin e Artë” për Kupën e Botës, e kam ndjerë gjithmonë një gjë të tillë. Asgjë nuk mund të krahasohet me kënaqësinë e shpalljes Kampion Bote. Unë dua të arrij suksese me Barcelonën por edhe me kombëtaren time, diçka që e kam thënë gjithmonë”.
Viti 2012 ka qenë magjik për Mesin, i cili ka shënuar 91 gola me fanellën e klubit dhe kombëtaren. Ai mbylli sezonin e kaluar me shifrën rekord të 50 golave të shënuar në kampionat, u bë lojtari i parë që shënonte 5 gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, vendosi rekordin e golave të shënuar në një sezon të Ligës së Kampioneve me 14 të tillë si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i këtij aktiviteti për të katërtin vit radhazi, si askush më parë.
“Më bëhet shumë qejfi që njerëz të rëndësishëm më vlerësojnë. Çdo vit, objektivi im është të përmirësohem, të mos rri me aftësitë që kam. Për ato që nuk di, unë mundohem t’i mësoj dhe të përmirësohem”.
“Në kombëtare, gjatë këtij viti, jam pritur mirë nga tifozët e Argjentinës, pasi tani të gjithë po mbështetin përsëri ekipin, siç nuk ndodhte prej shumë kohësh. Po bëjmë maksimumin që t’u japim njerëzve të Argjentinës më të mirën”, tha sulmuesi.
Por Mesi, ka treguar edhe një herë se është një personazh mjaft i veçantë dhe miqësor. Pasi fitoi “Topin e Artë”, ylli argjentinas i ka dërguar një bluzë të autografuar Gerd Myler, ish-futbollistit gjerman që mbante më parë rekordin e golave të shënuar në një vit me 85 të tillë.
“Për Gerd Myler, me respekt dhe admirim. Përqafime!”, ishte mesazhi i yllit argjentinas për sulmuesin legjendar gjerman.
… qe ti te fitosh Boterorin. Je i mire po ka nje shprehje te Mao Ce Dung te cilen po mundohem ta parafrazajos : me i forti eshte ai qe qendron pas te parit. Rrofshin Iniesta me Ksavin.
Mesi eshte djal korekt,cka do te thote se
ajo fjale kurre nuk mund te kete dale nga
Goja e tij.Duket vetem si nje deshire e ndonje
gazetari.si e tille edhe une pajtohem me te
pasi LM10-tes,i mungon vertete nje trofe e tille.
Por nje gje eshte e sigurte qe Topin e Arte do
ta marri per te pesten here rradhazi.
Epoka jone duhet te ndihet krenare qe bashkejetone
me nje Star si puna e L.Mesit.
Sinqerisht qe ndihemi te tille,pasi na ka zbukuruar
enderat duke na dhene nje gjum te kendshem.
Dhe te mos harrojme se eshte vetem 25 vjec…
Falenderojme Zotin qe na fali nje njeri te tille.
Ti shoku mire e ke vazhdo shiko endera se futboll mesa po kuptoj nuk ke pare asnjeher por lexoke vetem gazeten dhe kur futesh ne lokal degjoj se ça thon te tjeret, ik e bli nje televizor dhe pastaj hajde e komento ketu se ai bastard edim se si po i mer ato trofe dhe na dashka dhe kup bote ai qe i paske ven dhe emer LM10, qe do te thot Lere M… se vjen era 10 metra.
enderro
Per te gjithe xhelozet: Edhe po nuk e mori kupen e botes ,asgje nuk ndryshon .AI Eshte MBRETI I FUTBOLIT PER TE GJITHA KOHRAT . Me vjen keq per BYTH–HOVENIN qe po i vene jarge nga goja . Ku eshte ?
Jo vetëm Kupa e Botës, po i mungon edhe Kupa e Amerikës. Messi, po iku nga Barcelona dhe të vazhdojë të fitojë me këto ritme (pa i mohuar talentin), atëherë do hyjë në listën e më të mëdhenjve: Pele, Maradona dhe Ronaldo (fenomeni).
Mund te dale edhe ndonje talent shqiptar qe me ekipin ti fitoje te gjitha trofete, por me kombetaren shqiptare, smund te fitoje asnje kupe, por kjo se ben kete lojtar qe mos te tregoje klasin e tij ne ekipin ku luan.
Mesi eshte nje lojtar i madh dhe me merite ka fituar te gjitha trofete dhe koha e tij akoma ska mbaruar, ai eshte akoma 25-vjec dhe ne do te shohim edhe ca vite te tjera magjine e kembeve te tij me topin.
Pse kombëtaren tonë ti e krahason me Argjentinën?
Pa ja mohuar meritat qe ka pre mendimin nuk duhet ta krahasosh sot me futbollistat e medhenj se ky vet po thot qe me mungon nje kup bote po ne fakte i mungojen dy dhe ajo e Amerikes po pa Iniesten dhe Ksavin nuk ma mer mendja te mar gje per mendimin tim topi arte i takonte Iniestes .Me ndimen e ketyre te dyve dhe te atyre pensjonistave te FIFES ky mundet te marin dhe te tjer top te art
Totila nuk jemi xheloz per nje bastard argjentinas por jemi me drejtesin dhe na vjen inat qe nuk vihet ne vend,por do bjeri dhe dinastia Blater Platini dhe do u shikoj juve quravecve te mezzit si do jen me pas,se mos na thon ai kur ishte i mori, por nje gje duhet ta kuptoni qe nje lojtar qe te ari te mari nje top te art shikohet se ça ka fitouar ai ne nje vit, dhe jo sa motra bundra ka dhe sa rac i degjeneruar eshte, po eshkte kjo gje ather ky e meriton sa te lozi futboll se eshte i tille.