Lojtari i Bolton, i sëmurë nga Twitter e Facebook

8 Janar 2013, 19:21Sport TEMA

Ndonëse rrjetet sociale mund të quhen një nga shpikjet më të mëdha të botës së informacionit, ata mund të shkaktojnë edhe probleme të mëdha për personazhe publike. Duke e kuptuar se sa shkatërrimtare mund të jenë rrjetet sociale për një futbollist të ri, Bolton ka vendosur të ndërhyjë për të “shpëtuar” lojtarin Marvin Sordell nga ajo që ata e cilësojnë një varësi ndaj tyre.

Trajneri Dagi Fridman pohoi për mediat britanike se problemet në fushë të ish-futbollistit të U-21 angleze, mund të kenë lidhje me atë që bën në kohën e lirë.

“Ka pasur disa shqetësime jashtë fushës së lojës rreth “cicërimave” të tij. Po kthehet në një fiksim pas Twitter, Facebook dhe gjithçka tjetër që përdorin të rinjtë sot. Po mundohemi të bashkëpunojmë me të, ndaj i kemi konfiskuar celularin”.

Nuk është bërë e qartë arsyeja pse klubi i ka konfiskuar lojtarit celularin, por ai ka qenë shumë aktiv në Twitter, deri me datën 4 janar, kur çdo kontakt i tij me rrjetet sociale është shkëputur.

Për më tepër, mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi po merr në konsideratë idenë e punësimit të një psikologu të specializuar për t’u marrë me futbollistin në fjalë, i cili shihet si një element shumë premtues për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje