Mbrëmja gala e organizuar nga FIFA për dhënien e “Topit të Artë” ka filluar me prezantimin e formacionit më të mirë të vitit 2012, të zgjedhur nga votat e 50 mijë futbollistëve të FIFPro.
Ashtu siç pritej, ka qenë një triumf i kampionatit spanjoll, me të 11 protagonistët e përzgjedhur nga skuadrat e këtij kampionati. Më saktësisht, kanë qenë Real Madrid dhe Barcelona që kanë nga 5 lojtarë secila në këtë formacion ideal të vitit të kaluar, ndërsa Atletiko Madrid ka plotësuar vendin e 11-të.
Në portë, ashtu siç pritej ka triumfuar kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës, Iker Kasijas. Para tij, mbrojtja ka qenë një përzierje e kombëtares spanjolle me atë braziliane, pasi Marcelo (Real Madrid) e Dani Alvesh (Barcelona) ishin rreshtuar nga krahët, me Zherard Pike (Barcelona) e Serxho Ramos (Real Madrid) në qendër.
Mesfusha është përbërë nga treshja titullar e kombëtares së Spanjës, ku përkrah dy futbollistëve të Barcelonës, Andres Iniesta e Ksavi Hernandez, rreshtohej Ksabi Alonso i Real Madrid.
Sulmi, ashtu siç pritej, përbëhet nga treshja që ka entuziazmuar futbollin evropian, me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, përkrah të cilëve rreshtohej i vetmi futbollist që nuk i përkiste Barcelonës apo Real Madrid, sulmuesi i Atletiko Madrid, Radamel Falkao.
KQZ e Arben Ristanit ika numeruar keto votat qe ska ngelur me majmun brazili e jevg spanje pa dal.po akoma beson ore te FIFA?!as gjerman as anglez as italian po vetem republika ananasi dhe bananesh.
O vlora me gjith respektin qe kam ,me duhet te sqaroj se behet fjale per formacionin me te mire ne futboll,qe dihet nga kush dominohet sot per sot,bile edhe topi i arte duhe te kishte vajtur ne spanje.Kur mendon se ka mar top te arte kanavaro…turp i futbollit, vetem se italia mori kamp.boteror si mos ta mar ;Iniesta,Xavi,Kasijas….,ti prit edhe pak per italine do organizohet nje tjeter mbremje per dhenien e medaljes per ”FIKSIM REZULTATESH” atje do nderohet italia me cmimin e pare.respekte Vlora !
jam dakord me ty tepelensi nga damsi qe topin e arte duhet ta kish mar iniesta,por po flas per marcelon,alves,pique,alonso.duhet te ishte filip lam i bayernit,pirlo i juves,drogba i chelsit dhe pse jo tiago silva apo ibrahimovic.pique i barces nuk lozi fare fazen e 2 vjet dhe marcelo ka 5 muaj qe ska par top se eshte i demtuar.prandaj them se i ka numuruar ristani me blaterin dhe platinin!!!
Per mua Lahm ne vend te Marcelos.Ozil ose Pirlo ne vend te Xabi Alonsos.
te kuptova vlora,por duhet te pranosh faktin se ne shqiperi flitet per serin A, nderkoh qe ka 20 vjet qe spanja ka ivestuar per sportet ne pergjithsi dhe eshte normale te fitoj.I thon nje fjale;”po te mbjellesh eren do korresh furtunen” ,italia vetem shet e nderkoh spanja vetem hedh lek;a e more vesh blerjen e fundit ne serin A ??? Shum goditje e duhur ne merkato nga interi ;ROKI ec te flasim per futbollin italjan kur te dyja kto ekipe u takuan ne finale te evropjanit dhe pam diferencat….fal spanjollve nuk hengren 7-8-9…,tiago silva,alvesh, ibra etj..hiq mesin apo ronaldon e ver ibren???edhe ti qe je tifoz me te se ben dot,jam sh dakort me ty per menyren e votimit nuk eshte e drejte. Respekte vlora…!Nga gjermanet te ishte lam ne vend te marcelos mir do ishte.