Murinjo: Më vërshëlleni mua, por jo skuadrën

7 Janar 2013, 13:32Sport TEMA

Zhoze Murinjo nuk ngurroi të hapte një tjetër polemikë me tifozët e Real Madrid pas fitores së kësaj skuadre kundër Real Sociedad me rezultatin 4-3. Trajneri portugez bëri të qartë se vërshëllimat ndaj tij kur u mësua se kishte lënë përsëri mes rezervave kapitenin Iker Kasijas, ishin thjesht një mungesë e qartë respekti ndaj portierit të dytë të ekipit madrilen.

“Më duket perfekte nëse vërshëllejnë emrin tim para ndeshjes dhe pastaj mbështetin ekipin gjatë saj. Mendoj se stadiumi vërshëllen emrin tim pasi kam ulur në stol Kasijas dhe në kampionat nuk po ecim mirë. Njerëzit vërshëllehen apo duartrokiten në bazë të rendimentit dhe mua më duket se rendimenti nuk ka qenë i mirë. E pranoj nëse më vërshëllejnë për shkak të rendimentit, nuk më pëlqen që të jem gjithmonë heroi”, tha Murinjo i cili më pas lëshoi edhe kritikën e tij në adresë të tifozëve.

“Adan, para fillimit të ndeshjes, i thashë së vërshëllimat që do të dëgjonte, ishin në adresën time, jo ndaj tij. Por sipas mendimit tim, kjo ka qenë një mungesë e thellë respekti ndaj Adan. Ai është një djalë që luan prej 16 vitesh te Reali, që ka lindur në Madrid dhe nuk e meriton një sjellje të tillë ndaj tij. Adan e meriton të jetë i lumtur por nuk e kuptoj pse në Spanjë po ndodh një gjë e tillë. Problemi është që shtypi e ka transformuar një sulm kundër Zhoze Murinjos në një mungesë respekti ndaj Adan dhe kjo është e gjithë situata”, ishte komenti i Murinjos.

Ndonëse ai është vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët e Real Madrid, trajneri portugez ka marrë mbështetjen e yllit të skuadrës, Kristiano Ronaldo, i cili në mënyrë publike shkoi dhe e përqafoi në pankinë pasi shënoi golin e katërt me goditje dënimi./lajmeshqip

 

17 komente në “Murinjo: Më vërshëlleni mua, por jo skuadrën”

  1. tifozi says:

    RM ka probleme teknike,cka do te thoe se
    ka nje nenaxher si murinjo ne shuarje.
    po ta fillojme nga reparti i mbrojtjes,
    duke qene larg kerkesave qe i takone ketij ekipi
    themi ashtu sikunder e shohim se ky repart i drejtuar nga portugezi
    “PEPE”nga trainimi jo i mir,eshte kthyer ne nje repart agresive.
    nuk ka ndeshje qe lojtare te ketij reparti te mos
    ndeshkohen,astu sikunder nuk ka ndeshje qe te mos ndeshkohet
    edhe “Ylli” i tyre CR7.qe duke qene edhe ky portugeze
    sebashku me murinjon jane problemi i ketij ekipi.
    Mbeshtetja qe murinjo i bene CR7 eshte difekti baze i
    humbjeve apo i rezultateve sporadike.ketu
    rendohen Ozil,Kadehra Benzema,Higuain.por edhe mesfusha,te cilet
    kane taktikisht orjentimin te mbeshtesin CR7.
    i cili ka perkrahje te plote nga murinjo,madje deri aty sa
    te paralizoje pothuajse plotesisht “Kaka”!!!
    Kjo skeme eshte fatkeqesia e ekipit,qe nxjerr ne
    pah megallomanine e murinjos dhe kapadillekun e ronaldos.
    ne menyre te permbledhur RM.ka individe super te mire por
    ka nje menaxher per momentin te pa qarte.
    Shikoni sa ndryshim ka RM me Barcen,te paret loje agresive
    Brca ka lezet.kesisoj edhe rezultati te RM i rastesishem,
    te Barca i para menduar.ne fund me vjen keq
    per RM qe nuk do marre asnje trofe po qe se do vazhdoje me
    murinjon.fundja tifozet kete po thone,kurse presidenti jo.
    por, kjo eshte zgjidhja e tyre.

    1. lionelmesi says:

      Eshte e vertete, gjithe ekipi i RM vihet ne dispozicion te CR7. Po te shohesh me kujdes, ai kerkon te finalizoje vete cdo aksion, dhe mbasi e perfundon aksionin (godet jashte apo ja marrin topin) po te shihni Benzema, Higuain, Ozil, etj duket qe jane te pakenaqur dhe duan te thone “po ky cfare ben”

      Reali ka probleme, Alonso duket tej i lodhur dhe nuk punon me dot ne mesfushe, ai Di Maria vertet vrapon , por merr kot si pushka e jevgut, CR7 ben loje individuale, Kaka me aq pak sa luan nuk mund te shprehet dot, Higuain apo Benzema nuk jane ne nivelin e kerkuar etj,etj.

      Me nje fjale RM nuk funksionon si nje mekanizem perfekt ku cdo komponent i tij kryen funksionin qe ka, cka ndodh psh me Barcelonen.

  2. TOTILA says:

    Ky NDYRESIRA MURINJO kerkon me cdo kusht qe te jete ne qender .Kerkon qe te “PORDHOJ” LAJM. Ja kjo eshte menyra se si nje trajner BEHET BUFON dhe LOLO ,duke ngrene bast me TIFOZET dhe duke luajtur me nervat e tyre .Ekam thene :AI, MURINJUA me keto veprime kerkon qe te iki ,por si dinak qe eshte ,ai ,kontrates se tij i ka lene ndonje klecke ,dhe prishja e saj e njeaneshme nga DEBILAT E STAFIT DREJTUES TE REALIT ,mund t’u kushtoje atyre shume shtrenjte . ATEHERE PRESIDENCA E REALIT ,kur bleu kete LEGEN ,KUJTOI se gjeti “BARKEN e NOES ” QE DO T’E SHPETONTE ANIJEN MADRILENE QE PO MFUNDOSEJ ,ANIJE E CILA tani po fut uje nga te gjitha anet. VRAPIMI per te kapur BARCELONEN i ka lodhur ne maksimum madrilenet si fizikisht por dhe PSIKOLOGJIKISHT .Une do te doja qe ky PLEHU MURINJO te rrinte deri ne fund te sezonit me REALIN SE DO TE KISHJA QEJF T’A SHIKOJA SE SI DO TE SHPERFYTEROHEJ ,DO T’I BININ DENGLAT ,PORDHET ,KREDENCIALET DHE DO TE DILTE AI ,I VERTETI ,DORDOLECI .A mund te lihet ne stol ai ,KASIJAS ,QE NE SE U KUJTOHET AI JA DHA KUPEN E BOTES SPANJES ME ATE PRITJE TE PABESUESHME QE I BERI PREDHES SE ARJAN ROBEN ( ne mos gaboj ) NE FINALEN KUNDER HOLLANDES ,per me teper qe ne harkun e 4 viteve i dha SPANJES dhe 2 kampionate europiane . TURP per kete PALACO !

    1. Argita_B says:

      Murinjo qe ka fituar 4 kampionate ne liga te ndryshme dhe dy liga kampionesh eshte ndyresire. Stafi i klubit me te madh te botes eshte debil. Po mire si pas teje kush eshte i afte!!

    2. Nga Cerriku says:

      Totila murinjo ne kontraten e tij qe ka ber me RM eshte e tille qe kushdo nga te dyja palet qe prish kontraten duhet te paguaj 20 miljon euro si demshperblim per prishje kontrate,dhe pisanjosi murinjo e ben kete gjest me Kasillan(sepse e di sh mir qe Kasillas eshte idhulli i madrileneve) vetem per te marr 20 miljonshin se e kupton qe ne spanje nuk mund te bej asnjegje me shum edhe nji kampionat qe mori vjet e pame mire se si e mori,nuk mund te lesh portierin me te mir ne bot sot per sot ne stol vetem nji dinak si pisanjosi murinjo e ben kete

  3. erion london says:

    portugezi k…. pordh madhe keta portugezet

  4. Pilo Lala says:

    Nuk kalohet ushtria duke vajtur ne banjo cdo gjysem ore.
    Murinjho nuk mbulon dot ate drejtim teknik te ulet, duke e kaluar fajin nje here tek Gazetaret, nje here tek tifozet. Murinjho urren Spanjen.
    Fajtoret jane ose ai, ose ekipi. Per sa kohe qe Reali nuk ka shkolla zinxhir sic ka Barcelona, ata nuk do fitojne. Nuk mbahet ushtria me mercenare te huaj.

    1. Argita_B says:

      Historia ka treguar komplet te kunderten!
      Mjafton te shohesh se kush ka fituar me shume trofe ne Spanje, apo dhe ne bote, dhe me çfare lojtaresh i ka fituar!
      Kopa, Di Stefano, Pushkash, Valdano, Sanchez.. Zamorano, Schuester, Zidane, Ronaldo (dy) Figo, Beckam…gjithe emrat e medhenj te Realit kane qene te huaj dhe i kane dhene titujt qe ka sot.
      Futbolli nuk eshte shkence egzakte. Fakti qe Barcelona sot ka ekimin ndofta me te madh te te gjitha koherave nuk do te thote se eshte e vetmja strategji per te fituar me ekipet zinxhir.

  5. england says:

    Kur je ne qender te vemendjes,behesh target per mire apo per keq,jane disa qe hedhin balte(ndonjehere dhe gure)ku shajne dhe ofendojne,se nuk dine c’te bejne tjeter,kjo eshte menyra se si keta individe menaxhojne inatin!dhe disa te tjere qe te vlersojne nga ajo cka ti ben,dhe nga trofete e fituara nder vite,dhe per Mourinjon jane te shumta sukseset,viti futbollistik akoma nuk ka perfunduar dhe meqenese Reali nuk po paraqitet mire,ata qe dine te shajne,kane filluar te nxjerrin dhe konkluzionet e para(ne gjuhen sportive te bejne parashikime 1×2)kur nderkohe Champions League qe eshte evenimenti me i rendesishem ne bote ende nuk ka mbaruar(pa diskutim qe Reali ka shanset e tij)pa diskutuar pastaj per kampionatin Spanjoll(megjithese duket qe Barca ka ik shume ne pike)dhe kupen e mbretit!Njerez te zotit mesohuni me faktin se po te punosh,djersitesh,dhe stervitesh shume,ja del mbane.Edhe pse dikush i ndan njerzit ne Portugeze,apo kineze,greke apo pakistaneze,nese do nisemi nga keto ndarje rracore ne shqiptaret do ishim me te persekutuarit ne evrope,prandaj dhe Mourinjo do qendroje te Reali,jo per faktin se vjen nga Portugalia,as per faktin se une e them kete,por se ai di te fitoje,dhe per nje arsye qe ka te beje me deshiren e TOTILAS,duke qendruar deri ne fund dhe duke vertetuar se nje njeri i afte nuk dorezohet kurre,dhe kete vit do ta beje kete,sic ka bere cdo vit qe ka fituar trofe…

    1. sportdashesi says:

      O englanti;per te qene i sinqerte,kur te lexova
      ngrita supet.dhe thashe:-komentuesit nuk jane
      te lire te shprehin ate qe mendojne? mos valle
      stafi i Temes ka caktuar ndonje njeri si puna e
      englantit qe te qortoje dhe mesoje te tjeret.
      Ne fakt e respektoje komentin e ketij zoterie,
      vetem duke perjashtuar teorizimet ne lidhje me
      te ashtuquajturin “Racizem”qe ne rastin konkret
      eshte thjesht imagjinate…nejse kaq kisha dhe
      uroje qe RM. te jete i pandalshem ne garat qe e presin.
      Une simpatizoje ekipin brilant te Barces,ku jo
      vetem dallohen per nje loje komplexe duke bere
      gjeometri ne fushe,por edhe per nje korektesi te admirueshme
      qe ne teresi bejne nje spektakel te shkelqyer.

  6. Taktika bashkohore says:

    Loja e Barcelones dhe ajo e Realit jane dy koncepte te ndryshme taktike.
    Barça tregon te pakuptushmen ne loje per kundershtaret.Nuk eshte ne gjendje ta mbroi asnje skuader taktikisht, vendosjet ne fushe, perballe Barçes ,jane skema te vjeteruara.
    Pak trajner kane filluar te bejne lojen e Barçes,nuk e kane kuptuar plotesisht,nuk kane te njejten metode stervitore.Lojtaret duke mos i kuptuar levizjet e Barçes,qendrojne si trekensh rrugor ne fushe.

  7. ajax says:

    Ke sh.te drejte cdo skeme taktike kunder Barces eshte e vjeter, cdo lojtar qe skupton levizjet e lojtareve te Barces qendron si trekendesh rrugor dhe Celltiku keshtu ishte para Barces.

  8. england says:

    Me behet qejfi qe i ke kushtuar disa minuta komentit tim duke e lexuar!por nga ana tjeter me keqardhje po te them se ose nuk e ke kuptuar,ose nuk te ka interesuar ta kuptosh,une kam idete e mia mbi futbollin,dhe jap mendimet e mia,nuk eshte e thene qe ti apo dikush tjeter te jeni dakort me to!dhe une as nuk i imponohem dikujt,por as nuk ja imponoj te jene dakort me komentet qe bej,e jo me te qortoj dike sic ti thua per mua,me qortim cfar kupton ti?mundohu te shprehesh me qarte i dashur sportdashes,e fundit gje qe do me shkonte nder mend do ishte fakti qe te replikoja me komentuesit sportive,por meqe ti ma dhe kete shans po te jap nje keshille ne jete mundohu te jesh sa me realist,objektiv dhe i vertete…

    1. vlora says:

      ENGLAND;mos u merzit me keta kokzallet e TEMAS qe komentojn per barcen se jane si ata qent e rrugve qe kush kalon i lehin,shkurt jan laro.mos jua ver veshin se jan kalamaj qe futbollin e kan pare vone dhe nje ndeshje 90 min se kan perfunduar kure,vecse lexojn shkrimrt e te ndjerit TOTILA dhe filozofojn si ky i rjedhuri.

  9. TOTILA says:

    Ajo qe kisha paralajmeruar u be REALITET . MESSI si asnjeri para tij dhe si asnjeri mbas tij per ndoshta 20 vjet nuk do te arrije qe t’a PRONESOJE “TOPIN e ARTE ” 4 HERE RADHE . Doni apo nuk doni te gjithe te tjeret qe kane qene TE “MEDHENJ” ne kohen e tyre duhet te rrine ne “RADHE ” ,por…….pas MESSIT. Une MURINJON nuk e urrej per ate cka jep ne fushen e lojes por e URREJ SI NJERI i dobet qe eshte dhe MEGALLOMAN ,AQ SA TANI ME SJELLJET E TIJ DHE TE DOBICAVE PORTUGEZE QE KA SJELLE ME VEHTE , po behet i NEVERITSHEM .Me vjen keq po nuk ka as piken e EDUKATES ELEMENTARE ,por tek ai shikoj te MISHERUAR SEDREN E SEMURE MESJETARE TE KASNECEVE LUNDERTARE PORTUGEZE TE CILRT KUJTONIN SE BOTA NISTE NE LISBONE dhe PERFUNDONTE prape ne LISBONE . “ENGLAND ” po t’a them pa EKUIVOK. DIKUR ke pase thene qe ke luajtur futboll para viteve ’90 ,por kjo nuk te jep te drejten te jesh SPECIALIST FUTBOLLI ,per me teper qe komentet e tua jane te varfera dhe MEDIOKRE DHE SADO QE MUNDOHESH TE BESH PRAGMATISTIN nuk te shkon. PER MUA ne kete artikull komentin dhe RADIOGRAFINE ME TE MIRE E KA BERE “T I F O Z I” . AI i ka thene te gjitha me mire se MUA dhe TY. Une do te doja qe MURINJO TE rrinte deri ne fund te SEZONIT ,por AI po punon qellimisht qe te largohet sepse kur erdhi ,erdhi me TERSELLIME ,dhe une mendoj ( se per dreq mua zakonisht me dalin PARASHIKIMET ) SE ai do iki me turp . AI dhe mund t’a pronesoje COPA DEL REY ,por ai nuk ka asnje mundesi QOFTE DHE HIPOTETIKE qe te marre CHAMPIONS LEAGUE . E kam thene dhe po e RIPERSERIS : Jane 3 ekipe para REALIT qe do t’a marin para tij KUPEN e k KAMPIONEVE ,por ne radhe per t’a mare une PERJASHTOJ cdo ekip ANGLEZ. MURINJO gjate gjithe kohes ka aplikuar KATENACION KLASIKE ITALIANE ,ate te viteve ’60 ,duke u nxjerre shkumen lojtareve ,pra anen fizike qe do t’a kishte zili kete ekip fanatik dhe vete VALKAREXHI dhe ALF RAMSEY i dikurshem. AI ,MURINJO nuk ka sjelle ASGJE EVOLUTIVE kudo qe ka shkuar .Persa i perket GLASGOUT , mos u merzitni se per ate mendon JUVENTUSI ,por dhe ne se e rrahu njehere kur shkoi 2 here ne porte aq sa CHELSEA ,DHE BERI 2 GOLA ,KJO s;do te thote se ata jane te forte . ATA JANE shume -shume te dobet ,por do te doja qe shorti t’i kishte vene prape PERBALLE QE NE KETE TURN ,edhe pse e di qe kjo nuk ishte e mundur . Edhe PARTIZANI YNE ,me duket ne shtator 1981 e rrahu njehere ne tirane ( ishte komplet ekipi kombetar ) 1-0 ,POR KJO NUK NDRYSHOI ASGJE .GLASGOU eshte ekip KREVATI si ekipet e QIPROS DIKUR apo te SAN MARINOS SOT apo te ANDORES ne se mer pjese ne keto kompeticione .POR ajo qe me gezon eshte fakti se : MESSI E ka SHTRUAR TRASENE QE SIVJET per t’a bere te TIJIN “TOPIN e ARTE ” per te PESTEN HERE RADHAZI . Pikerisht ketu “FLE LEPURI i DISAVE ”

  10. Guxhua says:

    Me pelqejne te gjitha komentet ku secili shpreh mendimin e vet sic e mendon vete. Personalisht mendoj se Mourinjo e ka mbyllur perfundimisht siklin tek Reali. Me situaten e krijuar ai duhet te largohet sa me pare qe ti hape rruge nje Reali te madh sic i ka hije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje