Cerezo: Falkao-Real, nuk ekziston asnjë akord

4 Janar 2013, 19:31Sport TEMA

Presidenti i Atletiko Madrid, Enrike Cerezo, ka folur për të disatën herë rreth transferimit të mundshëm të Radamel Falkao, duke bërë të qartë se nuk ka asnjë të vërtetë rreth zërave për transferimin e tij te Real Madrid.

“Dua të them se është fals lajmi se Falkao ka një marrëveshje me një skuadër tjetër”, tha ai gjatë emisionit sportiv “Punto Pelota”. “E them se është një lajm fals pasi unë nuk kam folur me asnjë rreth kësaj teme”.

“Kjo është një gënjeshtër e mirëfilltë. Është diçka të tallesh dhe është diçka krejtësisht tjetër të shpikësh gjëra të tilla. Mbi të gjitha, nuk më pëlqen të vënë në gojën time fjalë që nuk i kam thënë kurrë”, tha Cerezo.

“Shefi i klubit, Miguel Angel Gil, ka thënë se Falkao është lojtari ynë dhe ai ka fituar të drejtën të marrë vetë vendimet për të ardhmen. Ai ka një kontratë me ne dhe nuk është nevoja as të flitet e as të shpiken gjëra të tilla”, ishte deklarata e presidenti të Atletiko Madrid i cili është irrituar nga zërat në shtyp që shohin kolumbianin të largohet drejt skuadrave të tjera, për më tepër drejt rivalëve të qytetit.

Cerezo bëri gjithashtu të ditur se klubi po mendon që t’i ofrojë sa më shpejt rinovimin trajnerit Diego Simeone, për të evituar ndërhyrjen e klubeve të tjera dhe një largim të mundshëm të argjentinasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje