“Është jetë e vështirë të fitosh 115 mijë sterlina në javë”

3 Janar 2013, 13:23Sport TEMA

Lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand ka provokuar një seri mesazhesh në Twitter, pasi u kërkoi ndjekësve të tij që të mendojnë për të që nuk po feston për Vit të Ri, por i duhet të qëndrojë në hotel pasi ka ndeshje.

Mbrojtësi, që fiton 115 mijë sterlina në javë, dukej i pakënaqur me këtë fakt, por ndjekësit e tij kanë nisur ta sulmojnë, duke i kujtuar se sa fiton ai.

“Duhet të jetë një jetë e vështirë që të fitosh në një javë më shumë se sa fitojnë shumica në një vit,” i shkruan njëri.

“Mendo njëherë për pjesën tjetër të vendit që mezi e nxjerrin jetesën, ndërsa ti fiton 80 mijë në javë,” shkruan një tjetër në Twitter.

Lojtari reagoi i zemëruar, duke thënë se ishte një shaka dhe se ishte gati t’u përgjigjej të gjithëve. Madje ai kujtoi se njerëzit që thonë se ai është jashtë realitetit janë nga ata tipa që i hodhën monedha në kokë. Muajin e shkuar ai u godit rëndë nga një monedhë që erdhi nga stadiumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje