Kapelo: Asnjë emër nuk është më i madh se Real Madrid

31 Dhjetor 2012, 13:09Sport TEMA

Fabio Kapelo mendon se nuk ka asnjë individ që qëndron më lart se emri i Real Madrid dhe asaj që personifikon ky klub, duke komentuar në këtë mënyrë ngjarjet e fundit në këtë klub, me vendimin e Zhoze Murinjos për të ulur në stol Iker Kasijas.

Që me humbjen e 3-2 ndaj Malaga, ku Adan u preferua para kapitenit të madrilenëve, shumë specialistë të ndryshëm kanë dhënë mendimin e tyre rreth kësaj çështje dhe nëse Murinjo kishte vepruar drejt duke ulur në stol një ikonë të klubit. Me sa duket, trajneri italian i jep të drejtë kolegut të tij, duke cilësuar se asnjë emër nuk qëndron mbi klubin, me përjashtim të dy figurave legjendare.

“Kur stërvitesh te Real Madrid, duhet ta dish se para dhe pas teje qëndron Madridi dhe tifozët e kësaj skuadre. Mbi trajnerin apo lojtarët, mbi të gjithë, qëndron emri i Madridit. I vetmi person i cili ka bërë diçka ndryshe dhe emri i të cilit mund të jetë pranë atij të Real Madrid është Santiago Bernabeu, si një ish-president. Si trajner dhe lojtar mund të mendoj vetëm për Alfredo Di Stefanon”, ishte deklarata e Kapelos.

“Lojtarët janë shumë me fat për punën e tyre. Si trajner unë personalisht kërkoj respekt, që njerëzit të punojnë bashkë me mua dhe të jenë të disiplinuar. Disa lojtarë inatosen kur i zëvendësoj, por u shpjegoj që ndërrimet bëhen për të ndryshuar lojën. Nuk ndihmon të jesh i inatosur. Por jo gjithçka vendoset nga ajo që shfaqet në fushën e lojës, edhe sjellja është e rëndësishme”, tha trajneri italian, që njihet ndër më të rreptit në futbollin evropian.

9 komente në “Kapelo: Asnjë emër nuk është më i madh se Real Madrid”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Fabio Kapelo, natyrisht qe Reali eshte ekip i madh, se shume trofe ka ne shtepine e saj, kjo dihet se tek Reali kane luajtur yje te futbollit boteror, kjo ska diskutim, por edhe diskutimet qe behen sot per Realin e kane nje baze, jo se thjesht eshte Murinjo nje trajner i keq, kete smund ta thote askush, por mbas ardhjes tek Reali, Murinjos i hypi vetja ne qejf, kjo mbasi solli tek ky ekip disa lojtare portugeze, qe jane edhe lidere tek ky ekip dhe mbasi Murinjo e konsolidoi ekipin me portugeze, filloi te hedhe shqelma, duke na treguar anen e tij me negative, duke shre dhe u mburrur pa asnje te drejte, mundohet te ule vlerat e Barcelones dhe ne vecanti te Mesit.
    Eshte bere grindavec, dhe kjo ka sjelle qe edhe portugezet qe ka ne ekip, te kene nje mbeshtetje tek ai edhe kur e bejne balte.
    Ka qene dhe eshte i madh, dakort, por ekipe te medhaja kane qene dhe Ajaks, Liverpul, Juventus, edhe Cervena Zvezda guxoj te them ne nje kohe.
    Sot per sot, Barcelona eshte ne maje dhe per kete ska asnje diskutim.

    1. Argita_B says:

      Reali i Madridit per statusin qe ka sot mund te konsiderohet ne krize!
      Problemi i Murinjos nuk qendron te fakti qe solli portugeze ,ne ekip, pasi ata i kishte sjelle me pare presidenti Perez!
      Pepe, Ronaldo u blene perpara se Murinjo te vinte te Reali, i vetmi portugez qe solli Murinjo ishte Coentrao, ah po dhe Carvalho, po ate as qe e perdor me qe prej dy vitesh!
      Murinjo eshte nje personazh qe ose urrehet, ose pelqehet, po eshte nje personazh qe nuk le njeri indiferent… e nese bejme bilancin e tij si trajner, jane te pakte ata ne bote qe i afrohen.
      Merni kedo trajner te madh ne bote dhe krahasoheni, Ferguson Wegner, Ancheloti, Beckenbaouer, Krujf, Capello… Kush nga keta nuk ka kalur nje sezon si ky qe po kalon Murinjo te Reali?!
      Mos harrojme se nuk eshte akoma 50 vjeç..

  2. TOTILA says:

    Jam dakord . Por me KAPELON jam dakord ne nje pike qe :REAL MADRIDI ESHTE EKIP LEGJENDAR .Eshte i pari ekip ne bote ,te pakten ne EUROPE QE FITOI 5 HERE RRESHT KUPEN e KAMPIONEVE 1955-1960. Por nuk u duk me te fitoje ndonje kupe kampionesh deri ne vitin 1998 ,PRA PLOT PAS 38 VJETESH. KAPELUA eshte i vetmi trajner ne bote QE KA ZBRITUR NGA AUTOBUZI DHE NUK KA LEJUAR QE TE FUTET NE DHOMAT E ZHVESHJES PRESIDENTIN E REALIT me duket ne fillim te viteve 2000,I DHA LA-LIGEN REALIT DHE IKU KRENAR. A mund t’a kete kete tager dhe kete BURRERI BURRECI MURINJO ? KURRE . Ky eshte ndryshimi. “HORRI i BULEVARDIT” te uroj : GEZUAR VITIN E RI 2013 , SUKSESE!

  3. madrileni says:

    HORI I BULEVARDIT:Murinjo i ka gjetur te rali ata portugez qe permend ti,ai ka sjell te reali vetem contreaun,ozil,kedira,kajekon dhe tani ne fund modric dhe esien.prandaj mos ja fusni kot.para se te vinte murinjo reali ishte ekip pa grind dhe keta cubat spanjoll ishin ber klan e s’pirdhnin per njeri.pa dyshim reali eshte ekipi me i mire ne bot dhe murinjo trajneri me i kompletuar per momentin.

    1. genci tirana says:

      Une jam tifoz i REAL MADRID PREJ 1982 .Si Shqipetare dhe si tifoz i Realit mendoj se cpo ndodh sot ne ekipin e REALIT eshte fajtor MOURINJO ,largohu me mire vete se sa te largoje REALI ,sepse asnje trainer ne bote nuk ka patur me sukse kur eshte perzene nga Real Madrid.,,,Akoma ka kohe qe Jose Mourinjo te dale ne nje inteviste me media dhe te pranoj se nuk arriti dot te bej nje REAL te madh dhe kjo nuk eshte turp,me mire se sa te pushohet nga detyra e trajnerit ,,,REALI Mdrid nuk e meriton te jete aty me ata lojtar,Mos harroni se ato qe IKER KASIAC i ka firuar veshtire qe mund ti kete ndonje lojtare tjeter ne bote qofte ky dhe MESI,kampion Bote me Spanjen dhe REALIN,kampion Europe me Spanjen dhe Realin,fitues i kampionatit dhe kupes SPANJES,,,si mund te flasesh keq kundra portierit legjendar Kasiac? MOURINJO largohu dhe prano qe ti nuk mund ta thyesh mitin BARCELONA ,te pakten per momentin

  4. antonio says:

    Emrin e madh REAL MADRITIT ia kane dhene te gjithe FUTBOLLISTET E KETIJ EKIPI,perfshi te gjithe stafin dhe administraten e tij!!!
    Nuk mund te jete nje PRESIDENT,AQ ME PAK NJE TRAINER,NJE NJERI I VETEM,QE TE PRIVATIZOJE SUKSESET E KETIJ EKIPI TE MADH!!!
    FUTBOLLI ESHTE LOJE KOLEKTIVE,NDAJ DUHET ….RESPEKT TE MADH PER TE GJITHE FUTBOLLISTET E TIJ!!!
    Nuk e bene REALIN E MADH VETEM BERNABEU DHE DI STEFANO!!!
    CDO NJERI KA VLERAT E VETA TE PA ZEVENDESUESHME!!!!
    EDHE HITLERI MBURREJ,POR VAJTI NE TE SEMES!!!
    KAPELO ESHTE PO AQ MENDJEMADH SA MURINJO!!!

  5. tanika says:

    Qellimi i Murinjos tek Reali,eshte i qarte,injorimin e spanjolleve….por kuptohet nuk ia arrin dot.

  6. leka says:

    Or Kapelo trajneri sado i rrepte te jete,por i drejte ai gjithmone respektohet,Por jo nje legen dhe rrugac ordiner si Murinjo, qe ndyn cdo gje me sjjelljen e tij te urryer nga te gjithe.Dhe se fundi ku e ke Realin e Murinjes:Mbi 1o pike larg Barcelones dhe gjithmone kur Barcelona ka lozur me Realin e Murinjos ka tallur gjithmone bythen,duke e shkaterruar dhe brenda Bernabeut me nje katersh gol.Por ti or Kapello do te nxjerresh dufin me drejtuesit e klubit,qe kur ti fitove titullin ata te dhane shqelmin.Sinqerisht per kete me ka ardhur keq ahere.

  7. arber says:

    Si tifoz i Real Madritit qe ne fillim te viteve 90 mund te them se per keto 20 vitet e fundit Real si ai i Visente Del Boskes nuk ka per te ardhur me te pakten edhe per 20 vitet e tjera.Ne ate kohe epitet si “Galaktiket” apo “Baleti i Bardhe” nuk quhej vetem sepse kishin rezultate te mira, por sepse ata e kthyen futbolin ne art dhe spektakel nen dirigjimin e Del Boskes.Morinja so do vite te qendroj tek Reali nuk ka per tju afruar as 50% suksesit te tij. Sa per ceshtjen Kasisaj Morinjo ka bere autogol ose ndoshta eshte e qellimshme per te gjetur sebep per tu larguar sa me shpejt nga klubi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje