Bufon: Pirlo është po aq i mirë sa Mesi

30 Dhjetor 2012, 16:01Sport TEMA

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, mendon se shoku i tij i skuadrës, Andrea Pirlo, është po aq i mirë sa ylli Barcelonës, Lionel Mesi. Ky i fundit ka shënuar 91 gola në vitin 2012, e ndonëse portieri ka vlerësuar këto arritje, mendon se Pirlo ka të njëjtat aftësi.

“Mesi është një lojtar që mbërrin një herë në gjeneratë. Më duket e pamundur që ndonjë qenie njerëzore të arrijë të përsëritë shifrat që po vendos Mesi. Por ai është sulmues, ndaj shifrat e ndihmojnë. Mendoj se Andrea Pirlo ka të njëjtën lloj cilësie në lojën e tij. Ai nuk ka nevojë të ketë zili askënd, por në botën e futbollit, çmimet i marrin ata që shënojnë gola”, tha Bufon për “Sport Mediaset”.

Kapiteni i Juventusit pranoi gjithashtu se sukseset e fundit me këtë skuadër e kanë bërë të besojë se mund të luajë futboll në këto nivele të paktën deri në moshën 37 vjeçare, ndërsa i kanë shtuar besimin në aftësitë e tij.

“Jam 34 vjeç dhe nuk ndjehem i plakur, por i pjekur. E di ku mund të shkoj dhe mendoj se mund të luaj edhe për tre vite në nivelin më ët lartë”, shtoi lojtari që me Juventusin në sezonin e kaluar fitoi kampionatin dhe Supërkupën e Italisë. Ai arriti të shkonte edhe në finalen e Euro 2012, ku Itali e tij u mund 4-0 nga Spanja.

“Viti 2012 ishte një vit i mbushur me kënaqësi sportive e personale. Ky do të jetë një vit që do ta kujtoj për një kohë të gjatë. Ishim në gjendje të bënim diçka të paharrueshme falë punës dhe fatit që u drejtuam nga një trajner i madh. Askush nuk e priste të shkonim në finale, nuk ishim asnjëherë mes favoritëve”.

7 komente në “Bufon: Pirlo është po aq i mirë sa Mesi”

  1. voica says:

    Forzza ragazzi! Dyshe simbol…!

  2. Kola says:

    Duke pritur “Barcelonistet” dhe Anti-Mourinhonistet te na thone ndonje perle. Cfare mendojne per kete lajthitje te Buffonit, apo harrova armiku i armikut tuaj eshte miku juaj.

  3. Sali=Geddaf says:

    Pirlo eshte lojtare shume i mire as nuk diskutohet, por ta krahasosh me Messi kjo ska byth ku te rri,, Messi eshte nivel tjeter dhe as nuk mund te krahasohet me as nje lojtare aktual apo me lojtare te se kaluares,,, harrojeni Pele Maradona,,,, futbolli ka vetem nje emer dhe ai eshte Messi !

  4. Eshte larg says:

    Pirlo eshte lojtar cilesor,por jo ne nivelin e Mesit!
    Tek Pirlo mungon pergatitja fizike,fantazia ne levizjet e shpejta.Luan i terhequr,golin me teper e kerkon nga goditjet e denimit,eshte fantazist statik

  5. mali says:

    o bufon me mire te kishe pjerdhur se sa ke folur per kete pune….

  6. MALUA says:

    BUFON ,me gjithe respektin qe kam si per TY dhe per KASIJASIN ,por duhet t’a ulesh me shume SHENJESTREN ,sepse duhet te shkruash fjale qe te kene peshe dhe jo t’i marre puhiza e lehte pa lere era e forte !

  7. Leo says:

    Po ç’prisni nga nje qe quhet “Buffone”(shqip palaço), veç palaçolleqeve!?
    Ky te shohe shiringen me substanca “magjike” se vetem ajo po e mban ende ne porte, bile shiringa “magjike” eshte edhe baza e Truffentusit te sotem, pa te Truffentusi kthehet me kembe ne toke duke marre emertimin normal Juventus!
    Ah, per t’iu zene gojen italjanuceve shqiptare: s’jam tifoz i asnje skuadre italiane edhe pse kam patur nje simpati te vogel per AS Romen. Per mua futbolli italian ka vdekur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje