Hitzfeld: Bajerni është skuadra më e mirë në Evropë

30 Dhjetor 2012, 15:53Sport TEMA

Ish-trajneri i Bajern Mynih, Otmar Hitzfeld, beson se Bajern Mynih ka skuadrën më të fortë në Evropë në këtë sezon. Gjigandët e Bundesligës kaluan të parët grupin e Ligës së Kampioneve ku ishin edhe Lilë, Valencia e BATE Borisov, ndërsa tani janë vënë përballë Arsenalit në fazën e eliminimit direkt të turneut.

Edhe Borusia Dortmund kaloi grupin e vet, ndërsa trajneri aktual i Zvicrës beson se të dy klubet mund të triumfojnë në Evropë në këtë sezon, edhe pse bavarezët sipas tij kanë një avantazh më të ndjeshëm.

“Sigurisht, shumë gjëra do të varen nga shorti i ardhshëm. Por unë besoj se si Bajern Mynih, ashtu edhe Borusia Dortmund do të fitojnë”, tha Hitzfeld për “Bild. “Përsa i përket kontingjentit të lojtarëve në dispozicion, asnjë skuadër në Evropë nuk është më e fortë se Bajerni”.

Bajern Mynih ishte finalist i edicionit të kaluar të Ligës së Kampioneve duke u mundur me penallti nga Çelsi në finalen e luajtur pikërisht në stadiumin e tyre, “Allianz Arena”. Bavarezët ishin finalistë edhe në edicionin e vitit 2010, kur u mundën nga Interi i Zhoze Murinjos.

5 komente në “Hitzfeld: Bajerni është skuadra më e mirë në Evropë”

  1. trekendeshi says:

    Paska shku per lesh dhe ky.

  2. agim says:

    keto ekipe jane me te mirat e eu 1 barcelona,2,bajern, 3,real madrit 4 dortmund,5, mancester junajtet, 6 juventus, 7 p,s,zh 8 porto

  3. MALUA says:

    Per OTMAR HITZFIELD-in DHE DEL BOSQUEN kam respekt ,por ne kete rast paske pjerdehur o HIC-FIELD . Edhe ty te paska zene SINDROMA BUFON . GJUME te embel .

    1. agim says:

      z, malo hitzfeldin duhet te besojme apo ty qe nuk shkruan dot fjalen,,pjerdhur,mesoe si shkruhet ,dh,ne gjuhen shqip,

  4. nastradini says:

    Ky duket sikur ka morr leksion nga Salija dhe Argita ne Univeristitetin e Poli-Genjeshtrave te Tiranes dhe ka harrue fare Barcelonen, qe i ka bo LOLO te gjithe ekipet e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje