Barcelona zbulon “Pleshtin” e ri (VIDEO)

29 Dhjetor 2012, 13:06Sport TEMA

Ngjashmëria është e jashtëzakonshme. Një e majtë fantastike, trup i imët dhe aftësi të pabesueshme për t’iu shmangur mbrojtësve, shumë mirë mund të ngatërrohet për Lionel Mesin në moshë të vogël. Por shumë shpejt braziliani i talentuar Kasiano Bouzon mund të rreshtohet përkrah argjentinasit në radhët e Barcelonës.

11 vjeçari u ftua për tre javë në Evropë për ta parë nga afër trajnerët e akademisë së famshme katalanase, të cilët kishin parë videon e postuar në YouTube ku ai tregon të gjithë talentin e tij në një kampionat moshash. Sipas mediave braziliane, ai ka mahnitur edhe vetë katalanasit, që po mendojnë seriozisht afrimin e tij.

Por Bouzon do të jetë i detyruar të presë edhe pak për kurorëzimin e kësaj ëndrre, për shkak të moshës, ndërsa për momentin do të bashkohet me Fluminense që të vazhdojë zhvillimin.

“Barcelona më krijoi kushte mjaft të mira për të parë një ofertë të mundshme. Dyert për të nuk janë të mbyllura, thjesht ai mund të pranohet aty në moshën 13-14 vjeçare. Për momentin kemi vendosur të qëndrojmë te Fluminense. Në fillimin e janarit do të shkoj në Rio De Zhaneiro që të nënshkruaj kontratën e re”, shpjegoi babai i lojtarit, ish-futbollisti Tikinjo./lajmeshqip

http://youtu.be/xFtrEsi22WY

3 komente në “Barcelona zbulon “Pleshtin” e ri (VIDEO)”

  1. TOTILA says:

    Jane dhe 2 te tjere 11-12 vjecare ne ekipet zinxhir te BARCELONES ,qe qysh tani edhe keshtu kane filluar t’i shkaktojne kaq shume “DHIMBJE KOKE EKIPIT te REALIT !

  2. Horri i Bulevardit says:

    Kur shof kete moment me kujtohen klasat sportive te te gjitha niveleve, qe fillonin me atletiken, volejbollin, basketbollin dhe futbollin, pervec klubeve qe kishin talentet e veta qe rriteshin ne ekipet zinxhir, plus pallati i pioniereve ne Tirane.
    Kishte aq shume konkurence sa edhe klubet ishin ne veshtiresi per te perzgjedhur, panvaresisht se fatin tone ne perballjet me te huajt, e kishin ne dore ata qe silleshin nga komiteti qendror i partise, si vezhgues te sigurimit, panvaresisht se dikush me biografi te keqe, liheshte jashte ekipit, per ta zevendesuar me ndonje bir partije.
    Por ishin ekipet zinxhir qe sillnin talente dhe benin ate qe stadiumet ishin gjithmone plot, sidomos kur perballeshin skuadrat e medha ku skishte dhe bileta per te gjithe.
    Zoterinj te sportit, bashke me politikanet, mendoni njehere per talentet, jepini shancin te dalin ne pah, mos shikoni xhepin tuaj se neglizhimi i ketyre talenteve, na con ne fundin e renditjes ne sportet shqiptare.
    Shikoni volejbollin, ku ishim dhe ku jemi, eshte turp, shikoni basketbollin, ku partizani perballeshte me ekipet me te mira te botes, sot ka shkuar ne dreq, jepini futbollin ate qe meriton se sporti ne pergjithesi ben ate rolin zbardhjes se faqes se Shqiperise, ben ate rol sa te gjithe ambasadoret te mbledhur se bashku, nuk mund te bejne ate qe ben arti dhe kultura.

  3. Ligor Luarasi says:

    KUR INERCINE E PERDOR NE ARTIN E FUBOLLIT.
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    Sekreti i “pleshtit” te ri eshte se ai zoteron ligjet e inercise ne teori dhe praktike.Kundershtari kur vrapon ne nje drejtim drejt pleshtit,ka nje inerci levizjeje.Pleshti ne kete cast me topin prane kembes ben kethesen e tij ne nje drejtim QE VETEM AI E DI , jo kundershtari.
    Pikerisht ky eshte casti i suksesit te “pleshtit”.
    Kundershtari s’frenon dot inercine dhe iken ne drejtim te saj,pleshti gjen rugen e hapur qe e hapi vete prej kesaj dredhije inerciale dhe can perpara,pason sakte ose gjuan sipas situates.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje