Klaivert: Mesi është më i miri i të gjithë kohërave

28 Dhjetor 2012, 12:36Sport TEMA

Patrik Klaivert mendon se Lionel Mesi nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë aktualisht, ai mendon se argjentinasi është më i miri i të gjiitha kohërave. Argjentinasi vazhdon të jetë kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” të katërt radhazi, pasi ka thyer në vitin 2012 çdo rekord të mundshëm të shënimit të golave.

Ndaj ish-sulmuesi holandez beson se Mesi nuk do të diskutojë fitoren e këtij trofeu individual, ndërsa ka ngushëlluar Kristiano Ronaldon se është i detyruar të garojë kundër një lojtari të tillë për tituj.

“Kristiano Ronaldo është shumë i mirë, por ka pasur fatin e keq që karriera e tij të koinçidojë me atë të Lionel Mesit”, tha Klaivert për “El Mundo Deportivo”. “A është Mesi lojtari më i mirë të gjitha kohërave? Për mua po”.

Ish-lojtari, i cili ka një të kaluar të suksesshme në radhët e Barcelonës dhe Milanit, mendon se ekipi italian do ta ketë shumë të vështirë të tentojë një surprizë në përballjen e gjigandëve të turit tjetër të Ligës së Kampioneve mes këtyre dy klubeve.

“Barça është aktualisht në një nivel tjetër. Ata janë favoritë absolutë për Ligën e Kampioneve dhe duhet që shumë gjëra të këqija t’u ndodhin atyre në mënyrë që Milani të arrijë t’i eliminojë”, shtoi zëvendëstrajneri i kombëtares holandeze të futbollit.

“Milani sigurisht që është një skuadër e mirë dhe do të jetë gjithmonë konkurruese. Kampionati italian është i vështirë. Por Barça është më e fortë dhe këtë e them përballë çdo ekipi që mund të luajë ndaj saj. Milani ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm, Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, ndërsa Barça ka ruajtur të njëjtën strukturë fitimtare si me Pep Guardiolën. Në fakt, asgjë nuk duket se nuk ka ndryshuar me Tito Vilanovën, ata luajnë me të njëjtat baza futbolli si në vitin e parë të Rajkard në drejtimin  skuadrës, atëherë kur unë luajta për herë të fundit me këtë ekip”, tregoi ish-sulmuesi i katalanasve.

7 komente në “Klaivert: Mesi është më i miri i të gjithë kohërave”

  1. Shtegtari says:

    SHUME E SAKTE, PLOTESISHT DAKORD.
    Shtoj; NGA ME TE EDUKUARIT DHE ME MODESTET GJITHASHTU,

  2. vlora says:

    pa ata 2 te tjeret eshte normal e pam ne botrorin e kaluar.

    1. Shqiptari says:

      o patriot, me fal por qenke qorr.

  3. TOTILA says:

    Po ,me i miri i te gjithra kohrave .Kjo ka vlere kur del nga goja e nje lpjtari HOLLANDEZ !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Totila, qe te flasesh per Mesin sot, eshte shume e kollajte, se ska te dyte si ai dhe nje lojtar kushdo qofte edhe nje yll ne kohen e vet, e sheh qarte se nacionalizmat, nuk mund te shbejne ate qe duket qarte dhe paster.
      Natyrisht ne kete performance te Mesit, merita i takon Barcelones si ekip dhe ne vecanti dy yjeve, qe sluftojne per te qene vete te paret, por luajne per ekipin, si Xavi dhe Iniesta.
      Shume mundohen ta lene ne hije Mesin, kjo per shkak jo se pretendojne se jane me te mire se Mesi, por me teper se jane thjesht nacionaliste dhe nuk duan qe kete trofe, ta kete nje lojtar i ketij vendi.
      Hoolandezi Klaivert thote ate qe ndjen pa xhelozi.

  4. turpi botes says:

    kur lute maradona lute vetem dhe komandonte gjithe skuaderen vetem!!!!
    mesi eshte i madh por me gjithe skuaderen.

  5. Man Red says:

    Ai mezzi eshte nje koker legeni qe nuk e kini iden.une jetoj ne Spanje dhe e shikoj nga afer realitetin,ndersa ne Shqiperi e shikojn mezzin nga gazetat ose ne radio se asnje nuk e ka pare se sa i afte eshte ai by…. dhe ai ekip k..v, shikoni sa gola ka bere me penallti qe nuk ishin, por ai nuk njeh cmim per turpin, se eshte dobic, shikoni nje gol qe ka bere sances ne nje ndeshje dhe vajti i tha albitrit qe e beri mezzi, dhe kere e benin qe ti shtonin gola ati se asaj kohe ishte Kristiano para,dhe sa per topi shikoni ca mori mezzi sivjet dhe ca kan mare lojtar te jere,ai azgje,athere perse tia japin se ja kadhen platini motre …. qyl,le tja japi dhe kete se nuk ka gje, por nje gje ju them se ai eshte turpi i futbollit te sotem……………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje