Mesi refuzoi 30 milionë euro në vit nga rusët

27 Dhjetor 2012, 18:17Sport TEMA

Lionel Mesi ka treguar edhe një herë që nuk i intereson të jetë futbollisti më i paguar në botë, për sa kohë që nuk kënaqet. Si rrjedhojë, ai ka refuzuar një ofertë të pabesueshme prej 30 milion eurosh në vit që i ka ardhur nga një klub i paidentifikuar rus.

Sipas “El Mundo Deportive”, ky klub e dëshironte aq me ngulm lojtarin, sa para rinovimit të tij me Barçën i kishte bërë të qartë se ishte gati ta paguante 30 milion euro në vit për tre vitet e ardhshme. Lojtarit i ishte bërë të qartë gjithashtu se mjaftonte miratimi i tij dhe ky klub ishte i gatshëm të paguante te Barcelona 250 milionë eurot që nevojiteshin për të aktivizuar klauzolën e largimit të kontratës së tij.

Por kjo ofertë ka marrë një “jo” të prerë nga argjentinasi, i cili nuk ka dashur të tradhtojë klubin katalanas. Për më tepër, gazeta spanjolle pretendon se ai nuk ka vënë në dijeni drejtuesit e klubit rreth kësaj oferte informale, duke mos dashur ta përfshijë atë në bisedimet për rinovimin e kontratës. Lojtari mendonte se një gjë e tillë do të shihej si shantazh për rritjen e rrogës dhe thjesht ka pranuar ofertën që i kanë bërë katalanasit, pa u treguar atyre se mund të përfitonte dyfishin e shumës për të cilën sapo kishte firmosur në kontratën e re.

13 komente në “Mesi refuzoi 30 milionë euro në vit nga rusët”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ruset kujtojne se cdo gje blihet me para, por harrojne se ka akoma njerez ne kete bote, qe dinjitetin se shesin me para.
    Kenaqesia e ketij futbollisti te mrekullueshem, eshte te luaj futbollin ku e duan dhe qe e kuptojne lojen e tij, jo thjesht paraja dhe biles ketu qendron e vecanta e tij, ku ndryshe nga Ronaldo, po lojtar i madh, por edhe lekist i madh, qe shkon atje ku e paguajne me shume.
    Mesi eshte i pashitshem, ate se blen asnje parelli, ai do te qendroje tek Barcelona, deri sa te dale ne pension dhe katalanasit, sdo te ngurojne te bejne nje bust per Mesin, se ai do te jape akoma me shume tek kjo skuader.

    1. Prizren Gashi, Zvicerr says:

      I kishe marr ato pare i kishe fut ne gjep. te tjere Messi po vin e do kujtohesh me mall ?
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

  2. raimondi says:

    Sportist i madh , njeri i madh

  3. TOTILA says:

    Pikerisht ana e tij NJEREZORE dhe THJESHTESIA + INTELIGJIENCA E TIJ E PABESUESHME NE LOJE ,pamvaresisht se nuk ka fituar NJE KAMPIONAT BOTEROR qe tani me “GJALLJEN ” e TIJ e kane kthyer ne futbollistin ME TE MADH TE TE GJITHRA KOHERAVE ,duke zbritur nga PIEDESTALI shume nga GRINDAVECET ,DUKE PERJASHTUAR VETEM ATA LOJTARE TE MEDHENJ DHE FJALE -PAK qe megjithmend kane shkelqyer si ne fushe dhe jashte saj. Ne se ky prononcim i pa fjale i tij eshte i vertete ,ja NGRE DHE ME SHUME VLERAT ATIJ.

    1. Tan Lepri says:

      Byth byth o totila, paske shku ene ti per lesh. Boj sullfata si Messi mbase bohesh futbollist ene tina.

  4. Heron says:

    Ne zhargonin e tifozit Mesi eshte “futbollisti me i mire i koherave dhe pa pordhe cka e ben ate sportistin me te mire te te gjitha kohrave po ashtu dhe familjare te perkryer” Mesi = perfekt!

  5. agbi says:

    Nje klub rus thone …
    Po si more do iki nga Barcelona. Barca nuk eshte thjesht nje klub .
    mes que un club.

  6. Aleksander says:

    Shpresoj qe tani ti kuptojne deklaratat e Crujff para pak ditesh,ata qe shkruanin budallalleqe .

  7. ajax says:

    Pirdh te shfryesh,nese nuk e ke pranuar kete oferte te me falesh je nje budalla i madh,te gjithe punojme per te fituar para dhe per te jetuar sa me mire dhe ti i nderuar Messi nuk luan vetem per tu kenaqur dhe per te kenaqur te tjere por luan per te fituar qe neser te besh nje jete sa me te lumtur.Me sa di une kjo oferte eshte nje sajese dhe asgje e vertete.Nese do te ishte e vertete po bejme nje llogari te vogel,qershorin tjeter Messi mbush 26 vjec 3 vjet kontrate 29 ka akoma dhe sh.vite per te luajtur,nese do te pranonte kete oferte per 3 vjet do te fitone. 12x30mil=360milx3=1miliard e80mil.nuk e di sa jane taksat per te ardhurat ne Rusi por di te them me e larta eshte ne Danimarke 60% llogarine beheni vete sa do te fitonte kjo eshte vetem rroga, po nga reklamat sa do te fitonte? Une mendoj dhe 1 here sa kaq.

    1. u dont say says:

      Nuk jam kunder asaj qe the qe njerezit punojne per te fituar para dhe per te jetuar mire POR me gjithe keto vjet qe Messi ka luajtur per Barcelonen ka bere aq leke sa te blej te gjithe Shqiperine ?

    2. Argita_B says:

      30 milion ne vit jo ne muaj… Messi mer te Barcelona 33 milion euro ne vit rroga plus te drejte imazhi e reklama. Duke rinovuar kontraten do shkoje gati 40 milion euro ne vit. Po te luante ne rusi do kishte rroge me te larte po te ardhura nga reklamat me te ulta pasi ekspozimi mediatik do binte ne menyre drastike.
      Pra zgjedhja e Messit ka qene shume e thjeshte, te vazhdoje te Barcelona me 40 milion euro te ardhura ne vit apo te luaje ne Rusi per te njeten shume. Nuk e kuptoj se ku eshte thjeshtesia ketu!

  8. alex says:

    ti Ajax nuk din shume matematike,nuk eshte 30milion ne muaj por 30mil ne vit.me duket se e paske kryer shkollen ne VICIDOL.

  9. ajax says:

    E pranoj gabimin,kur e kam lexuar me eshte fiksuar 30mil ne muaj,per ty Alex,une skam bere gabim ne aritm por ne lexim mbase ti ke bere shkollen e vicidolit sepse nuk dallon aritm.nga leximi. Vazhdon te hash fara luledielli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje