Marrëdhënia mes Iker Kasijas dhe Zhoze Murinjos nuk është ndër më të mirat dhe kjo u provua përfundimisht kur trajneri portugez uli në stol portierin në ndeshjen kundër Malagas. Por ky vendim nuk duket se është krejtësisht teknik, pasi gazeta “Marca” ka zbuluar se tashmë urrejtja është e nxitur nga persona të stafit.
Komunikimi mes Kasijas dhe Silvino Louro, përgatitësit të portierëve te Reali, është thuajse inekzistent, gjë që ka ndikuar te Murinjo dhe fakti që ky i fundit ka humbur besimin te portieri titullar, në favor të Antonio Adan.
Murinjo i beson verbërisht Louro, i cili është krahu i djathtë i tij, ashtu si Rui Faria që luan rolin e zëvendësit prej shumë vitesh. Çdo gjë që përgatitësi i portierëve i komunikon Murinjos, ka një rëndësi shumë të madhe ndaj fakti që ai nuk flet më me Kasijas, ka bërë që kapiteni të mos shihet me sy të mirë.
Dy javë më parë, Murinjo është zënë me një gazetar të “Radio Marca”, Anton Meana, i cili raportoi se të gjithë e shohin Silvino Louro si një “spiun” të Murinjos. Gazetari u rrethua nga stafi teknik i madrilenëve, ku fillimisht Louro e më pas edhe Murinjo e kërcënuan që të tregonte burimin e informacionit, por ai nuk pranoi të bënte një gjë të tillë. Por pak ditë më vonë erdhi edhe “dënimi” ndaj Kasijas, duke shtuar më shumë dyshimet rreth rolit të përgatitësit të portierëve, pasi duket qartë se ai mendon që gazetari i ka marrë këto komente pikërisht nga kapiteni i madrilenëve
murinjo nuk shquhet per njeri popullor ose neri te sjellshem,esshte arogant dhe diktator por eshte 100% profesionist dhe pa dyshim trajneri me i mire sot ne bot(panvarsisht karakterit te tij)prandaj dhe keti kasijas ka pas arsye te forte qe e ka ulir ne stol.kasijas eshte akuzuar dhe me kombetaren spanjolle ne 2010 per rjedhje informacioni.i pelqen keti llafazani te ket kici-mici me gazetaret.
Edlira e ke taku kshu qe e njifke, apo degjon opinionformuesat qe vetquhen gazetare ?
KASIJASI per mendimin tim eshte djali me SEREIOZ dhe me BURRI tek REALI I MADRIDIT DHE per mua me i RENDESISHMI tek KOMBETARJA e SPANJES qe i dedikohen me shume 2 kampionatet EUROPIANE dhe kupa e botes .AI ,KASIJASI deri tani e ka shpetuar NDERIN e REALIT dhe ka vendosur BALLANCAT po ashtu AQ TE BRISHTA . Pamvaresisht mosmarreveshjeve (sido qe nuk jam tifoa as i SPANJES ,as i REALIT dhe as i TIJ ,UNE e respektoj kete PORTIER DHE NJERI te MREKULLUESHEM !