De Laurentis: Refuzova 55 milion euro për Kavanin

25 Dhjetor 2012, 12:06Sport TEMA

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka premtuar se kjo skuadër do të bëjë investime të rëndësishme si në merkaton e janarit, ashtu edhe në atë të verës, me qëllimin për të ndërtuar një ekip të madh që do të konkurrojë për trofetë italianë dhe ata ndërkombëtarë.

“Në merkaton e janarit, do të hyjmë me vendosmëri për të korrigjuar disa mangësi që kemi aktualisht, ndërsa gjatë verës do të ndërhyjmë fuqimisht në skuadër”, tha ai, duke hedhur poshtë idenë e një shitje të mundshme të yllit të ekipit të tij, sulmuesit Edinson Kavani.

“Ai është simboli i ringjalljes së Napolit, është një luftëtar. Duhet ta dini që me 20 qershor kam refuzuar një ofertë prej 55 milion eurosh për shitjen e tij”, ishte pohimi i De Laurentis.

Drejtuesi i ekipit napolitan ka bërë të qartë se beson plotësisht se ky klub mund të kthehet përsëri mes më të mëdhenjve në Evropë, ashtu siç ka qenë shumë vite më parë, në kohën e Diego Armando Maradonës.

“Duam që të bëhemi përsëri një nga klubet mëtë mëdha të Evropës, ashtu si në kohën e Maradonës. Nuk jemi inferiorë ndaj klubeve si Liverpul e Mançester as në politika sportive, në kulturë apo në futbollin që aplikojmë. Titulli kampion do të vijë me kohë, duhet pak durim. Këtë vit, pa llogaritur penalizimin, kemi 8 pikë më shumë se një vit më parë”, ishte bilanci dhe premtimi i De Laurentis për tifozët e skuadrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje