Johan Krujf mendon se nuk është pozitiv për kampionatin spanjoll fakti se ka kaq shumë diferencë pikësh mes dy ekipeve të mëdha që pretendojnë për titull. Këtë fakt ai e ka pranuar edhe pse vetë është një tifoz i flaktë i Barcelonës dhe mënyrës se si luan ajo.
“Kjo është diçka e keqe, diferenca është e tmerrshme. E vërteta është se nuk është diçka e mirë për kampionatin. Një kampionat vlerësohet nga tensioni dhe emocioni që krijon gara. Këtu ka mbaruar që tani i gjithë tensioni”, tha ai.
Krujf vlerësoi më pas edhe filozofinë e Barcelonës. “Që të njihni të vërtetën si luan Barcelona, duhet të vëzhgoni se si luan kur nuk ka topin. Barça bën gjithmonë trysni te portieri kundërshtar kur ai mban topin, me objektivin për ta rikuperuar. Në botën e futbollit, më e vështira është të bësh mirë gjërat e thjeshta. Kjo është diferenca më e rëndësishme mes Barçës dhe pjesës tjetër të ekipeve”.
Holandezi nuk i ka rezistuar tundimit për të lëshuar kritikën e radhës ndaj Real Madrid dhe mënyrës se si vepron ky klub në edukimin e lojtarëve.
“Ajo që më bezdis është mënyra se si edukojnë të rinjtë. Shihni se si sillen Mesi, Ksavi e Iniesta dhe do ta kuptoni se për çfarë e kam fjalën. Ata janë njerëz normal, krejtësisht të thjeshtë”, tha Krujf, duke bërë të qartë se mendon që lojtarët e Realit sillen si yje.
Ka qene nga lojtaret me te medhenj te te gjitha koherave, po kjo si jep te drejten te jape leksione morale kudo e aq me pak te drejten e monopolit te te vertetes.
Krujf flet per edukimin e lojtareve te Barcelones dhe te Realit te Madridit !! Edukaten lojtareve ju a japin prindit, shkolla..shoqeria ku jetojne e jo nje klub ku luajne vetem 2-3 sezone!
Eshte aq absurd ne ato qe thote qe nuk e kupton qe behet qesharak.
Nese Iniesta, Xavi apo Messi sillen me edukate e jane te thjeshte, kete e kane nga familjet e tyre e jo nga Barcelona.
Me sa di une te gjithe keta djem te talentuar qe sot i shohim te luajne bashke te Barça,jane rritur bashke qe femije tek ekipet zinxhir te Barcelones.Xavi nuk ka shume qe REFUZOI NJE MAL ME PARA ,qe iu ofrua nga Anzhi ,ekipi rus ku luan Eto’o dhe fiton 20 milione ne vit.Dhe ajo qe deklaroi eshte pjesa me e bukur e kesaj historie qe kush e ka degjuar i jep 100% te drejte Crujff-it.Iniesta Messi Xavi kane qe femije qe luajne sterviten e JETOJNE BASHKE te Barcellona dhe praktikisht vetem gjumin benin te ndare.Pra el cantera siç e quajne ne Spanje,eshte praktikisht NJE SHTEPI, NJE FAMILJE NJE SHKOLLE.Ata nuk e shohin Barcellonen si nje hotel A-MER-IK,nuk po flitet per Ibrahimoviç apo per ndonje Club si han me 7 porta qe nga njera hyet e nga tjetra dilet pa e çare shume koken.Ata e konsiderojne Barcellonen si shtepine e tyre ,familjen e tyre qe ata e mbajne fort …ky eshte thelbi i deklaratave te Crujff.
Ketu ka nje “kokefortesi” per te kuptuar ate qe Crujff kerkon te thote !-Komente kontradiktore me vete emrin(titull)e komentit !!!-Fjali brenda te njejtit koment qe kundershtojne njera -tjetren !!!-Vertete veshtiresi per idete apo mendimet e dikujt per te pretenduar te depertojne ne keto koka te forta ballkanike.
Respekte per Krujf-in!
Une do te thoja qe te keqen mos ta shohi te Barcelona qe eshte kaq shume larg ekipeve te tjera,qofte edhe Real Madrit. Duhet te jene keto ekipe qe te ndjekin me te mirin dhe jo I miri,te leshoje ne loje,me arsyen e vetme se qenka shkeputur nga ata qe jane ndjekesit e tij.
Une e ndjek skuadren time per te fituar dhe jo per te leshuar qe te duket sikur paska rivalitet ne loje. Krujfi eshte duke thene qe Mesi te mos shenoje shume gola,sepse golat e tij bejne diferencen,dhe CR7 do e kishte shume problem ta ndiqte nga afer me golat e tij.
C U D I me kete Krujf-in !
“KA MUNDESI “. Jo vetem aq po MESSI po eklipson dhe ata lojtare te ” MEDHENJ ,por te VEGJEL
‘ SI PUNA E KETIJ KRUIFIT ,QE PER KOHEN E VET NUK KA DYSHIM SE KA QENE ME I MIRI ,por me duket sikur po i shtie shume “MISH DHIE GJELLES “. Pse nuk prononcohen p.sh.gjermanet apo italianet apo ai qe s’po i ze emrim ne goje apo i eshte ” DJEGUR LLAMBA E ZERIT “.
Krujf-i ka qene nje nga lojtaret me te medhenj te historise se futbollit, por me kete qe ka thene me duket se ka rrjedhur. Pse e paska fajin Barca, sipas tij, apo se duhet qe te humbiste disa ndehsje qe kampionati te behej interesant? Kampionatin spanjoll e ka prishur reali dhe batakciu Mourinjo. Gjithsesi nuk po ja marrim per keq sepse ka mundesi qe ta kete thene me ironi per skuadrat e tjera.
Me vjen keq per komentet e Krujf-it.
Progresi eshte dukuria me madheshtore e njerzimit,nuk mund te falet as te ndalet.
Loja e Barcelones deri tani, eshte kuptuar shume pak, nga trajneret dhe specialistet.Vete diferenca flet per kete gje.
Ata nuk luajne me dogmat taktike te vendosjes fiks te formacionit,loja e tyre sulmuese, eshte nje perzjerje taktike shumesportesh,duke qendruar shume ofer sulmit zonal te basketbollit.Sikurisht duke u mbeshtetur ne nje teknik individuale per tu admiruar.
Loja e Barcelones eshte shkolla per shume akademi sportive ne te ardhme.
Ju te gjith ja fusni p…,perfshi kete Totilen qe me ngjan me (ver tonuzin).Kjo eshte IRONIA qe JC ben me MAURINJON .Para disa diteve JC kritikoi MOUN mbi te gjith aspektet qe po ben te reali,te klani lojtareve spanjoll me kasijas e ramos kundra taktikave te tij.(Ajo që më bezdis është mënyra se si edukojnë të rinjtë. Shihni se si sillen Mesi, Ksavi e Iniesta dhe do ta kuptoni se për çfarë e kam fjalën. Ata janë njerëz normal, krejtësisht të thjeshtë”, tha Krujf, duke bërë të qartë se mendon që lojtarët e Realit sillen si yje.)DHe e fundit per JU te gjithe shkoni e lexoni historin e barces.Deri ne vitin1973 ishte ekip pa trofe .Bleu Rinus Mishel dhe JC dhe filloi te fitoje trofe,me vone J Neskens.JC eshte traineri me me shume trofe te barca.JC e mishel futen shkollen e AJAKSUIT te barcelona .Klikoni te barca.com dhe mesoni.