Galiani: Po iki në Brazil për të shitur Pato e Robinjo

23 Dhjetor 2012, 16:06Sport TEMA

Adriano Galiani ka pranuar se nga janari e tutje, Pato dhe Robinjo nuk do të jenë më pjesë e Milanit. Ai ka treguar se po bëhet gati të udhëtojë drejt Brazilit për të kontaktuar me klubet që dëshirojnë dy lojtarët, në mënyrë që të mbyllë sa më shpejt transferimin e tyre dhe të planifikojë të ardhmen e skuadrës.

“Udhëtimi në Brazil është programuar prej shumë muajsh. Do të jetë udhëtim pune dhe jo pushime, pasi janë dy marrëveshje që duhen mbyllur. Bëhet fjalë për Robinjon dhe Paton që kanë kërkuar të largohen. Unë e kam që tani të qartë se çfarë duhet të bëjmë në eventualitetin që ata do të largohen”, tha drejtuesi i kuqezinjve duke bërë të qartë se Milani nuk do të qëndronte duarkryq gjatë merkatos së janarit.

Më pas ai ka folur edhe për humbjen përballë Romës, që ka ndalur një seri pozitive të Milanit që po ngjiste dalëngadalë shkallët në renditjen e kampionatit.

“Na vjen keq se kemi bërë shumë gabime, edhe pse krijuam edhe ne shumë raste. Kemi gabuar shumë në mbrojtje, sidomos duhet të përmirësohemi te goditjet standarde. Kemi pësuar 14 gola në këtë mënyrë dhe tani duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje”.

“Tani shohim vendin e dytë më shumë se vendin e tretë. Jemi 9 pikë ndaj Lacios dhe duhet të afrohemi. Një humbje mund të ndodhë, kemi bërë shumë pikë në ndeshjet e kaluara. Mua më djegin më shumë pikët e humbura me Atalantën dhe Sampdorian”, tha Galiani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje