Murinjo: As më shkon ndër mend të jap dorëheqjen

23 Dhjetor 2012, 16:05Sport TEMA

Humbja ndaj Malaga ka qenë një goditje e rëndë për shanset e pakta që i kanë mbetur Real Madrid për të fituar titullin kampion në Spanjë. Këtë e ka kuptuar mirë Zhoze Murinjo, i cili në fakt ka ndihmuar shtimin e polemikave rreth skuadrës së tij duke lënë në stol për këtë sfidë kapitenin Iker Kasijas.

Por portugezi mendon se pavarësisht zgjedhjeve jopopullore që ka bërë kohët e fundit duke lënë jashtë lojtarët që kanë folur shpesh kundër tij, ai nuk rrezikon vendin e punës.

“Ulja e Kasijas në stol ishte një vendim teknik, vendimi i trajnerit. Është trajneri ai që analizon situatën dhe lojtarët që ka në dispozicion dhe është po trajneri që zgjedh lojtarët që duhet të luajnë. Ky është një vendim krejtësisht teknik. Ju mund të shpikni çfarëdo historie që të dëshironi, por ky është një vendim teknik dhe asgjë më shumë. Opinioni im është ai që ka rëndësi dhe jo ai i të tjerëve”.

“Sipas mendimit tim, Adan aktualisht është më në formë se Kasijas. Meqë është trajneri që zgjedh dhe unë mora mendime të vlefshme nga asistentët e mi, ne vendosëm për një gjë të tillë”, shpjegoi Murinjo, duke treguar se këto nuk janë lëvizje që i ka bërë për të rritur pakënaqësinë dhe për të gjetur justifikim që të largohet nga klubi.

“Unë nuk po marr në konsideratë idenë e dorëheqjes dhe as nuk jam i shqetësuar se rrezikoj punën. Ky pushim i fundvitit vjen në momentin ideal. Lojtarët janë të mërzitur dhe pa energji. Nëse mendojmë për situatën, nuk ka motivime, por nëse mendojmë se çfarë përfaqëson Real Madrid, atëherë ka motivime të mjaftueshme. Por lojtarët dhanë maksimumin në fushë dhe u thashë se mund të largoheshin të qetë edhe pas humbjes, pasi kanë dhënë 100%”, përfundoi Murinjo.

3 komente në “Murinjo: As më shkon ndër mend të jap dorëheqjen”

  1. kapo says:

    Po ajo dihet o hale ti vetem burre nuk ke qene ndonejhere dhe po dhe doreheqjen do te quhet deshtimi yt i rradhes se me bisht ne shale po iken nga spanja me cpo duket.

    1. Argita_B says:

      Murinjo arriti te shenoje nje rekord prej 100 pikesh vjet, te shpallet kampjon perpara nje ekipi si Bercelona qe konsiderohej me i miri i te gjitha koherave dhe perseri gjithe shtepite spanjoll e kishte kundra!!
      Nese sot ka ndonje person qe shkruhet apo kerkohet me teper ne Google eshte Murinjo!
      Reali Madridit eshte sot ekipi qe realizon te ardhurat me te medha ne botë, keshtu qe nuk duhet te jet aq i keq sa thua ky Murinjo qe e drejton….

  2. TOTILA says:

    Une jam nder te paktit ne mos i vetmi ne kete bllog qe kam paralajmeruar para 4-5 muajsh fundin e ketij QELBESIRE qe po na e shkaterron futbollin duke na kthyer tek KATENACIOJA E QELBUR ITALIANE E VITEVE ’50-70. kY NDYRESIRA bashke me DI MATEON po mundohen qe t’a shkaterrojne futbollin,por nuk ja dalen dot . Une dua qe t’a shoh me syte e ” MI KATRAHUREN ” .Dua ( POR E DI QE NUK VARET NGA MUA ) QE MURINJO PLEHU te rrije deri ne fu nd te sezonit tek REALI QE TE degjenerohet ne ate fare feje qe t’i vene “BREKET ne fund te KEMBEVE ” dhe t’i bjere ai MU…PRESTIGJ ,por me teper t’i bjere farte VLERA MORALE dhe me keq AJO FINANCIARE . Ky delenxhi e mbeshtet suksesin ne KATENACIO DHE NUK KA ASNJE LLOJ SKEME . Ky xhahil i ka LODHUR LOJTARET FIZIKISHT sa ata nuk kane fuqi as te PJER……N . Por ky palaco kudo qe ka qene nderton KLANE dhe sidomos me ata rrugecerit e PORTUGALISE QE KUR TE IKI DO T’I MARE TE GJITHE ME VEHTE . Po me te fandaksur jane ATA TE STAFIT DREJTUES TE REALIT QE DUAN ME CDO KUSHT SUKSES. Kam nje deshire qe : Ne se REALI kalon MANCHESTER UNITEDIN T’I BJERE SHORTI ME JUVENTUSIN SE AI JA RREGULLON MIRE DERRASAT E SAMARIT . Kurse ne COPA DEL REY ka se kush mendon . HIJA E ZIDANES po sillet ne EFIR . T’A SHOHIM SE CDO TE NDODHE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje