Behrami grabitet me armë në mes të Napolit

22 Dhjetor 2012, 19:20Sport TEMA

Napoli është një nga qytetet që adhuron më shumë futbollin në Itali, por njëkohësisht edhe një nga më të rrezikshmit. Këtë e ka provuar në kurriz të vet Valon Behrami, i cili është kthyer në një idhull të tifozerisë së kësaj skuadre, por shkëlqimi i tij në fushën e lojës nuk ka bërë që t’i shpëtojë grabitësve të rrugës.

Mesfushori ka qenë duke udhëtuar në makinën e tij në rrugët e qytetit, kur i janë afruar dy persona në një motor, të cilët e kanë kërcënuar me armë, duke e detyruar që t’u japë atyre orën e dorës të markës “Hublot”.

Menjëherë pasi kanë marrë orën e dorës, personat me motor janë larguar me shpejtësi, ndërsa futbollisti kosovar është drejtuar për në komisariatin më të afërt të policisë për të bërë denoncimin e ngjarjes.

Futbollisti kosovar nuk është i pari mes napolitanëve që bëhet viktimë e grabitjeve në rrugë. Para tij, të njëjtin fat kanë pësuar bashkëshortet e Kavani e Laveci, ashtu si edhe disa lojtarë të tjerë të kësaj skuadre. Mendohet se pikërisht sulmi i armatosur ndaj partneres së Lavecit shtyu këtë të fundit të mendonte largimin nga Napoli.

3 komente në “Behrami grabitet me armë në mes të Napolit”

  1. denkoka says:

    mir mo ja kan bo…
    plera festonte si magjyp kunder shqiprise

  2. tim says:

    mireja kane bo, ky nuk asht shqipetare pse duhet me qene ne lajm.

  3. tepelensi nga damesi says:

    pipinot italjane jane nje pjell e keqe dhe kte e tregojne ne cdo aspekt qe ti shohesh,por mua me habit nje fakt tjeter;pse shqiptaret i duan kaq shum kta plehra jam i sigurt qe po te kishim kufij tokesor me ta ,do e kuptonin shqiptaret se italjanet jan me te keqij edhe se serbet apo greket.Edhe pushtetaret tane fatkeqesisht cdo gje e kan mare nga ata,edhe vjedhjet ne rrug e kudo ,edhe shitjet e ndeshjeve cdo gje te keqe andej e kemi mare.Sa per beramin ehte shqiptar e ndoshta me shum se ata qe e shajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje