Aleks Ferguson ka filluar të ideojë një tjetër rinovim total të skuadrës për sezonin e ardhshëm, pasi është i ndërgjegjshëm se disa prej veteranëve pritet t’i japin lamtumirën klubit që drejton.
Mesfushori Pol Skols u ka bërë të qartë shokëve të tij se në fund të këtij sezoni do t’i japë përsëri lamtumirën futbollit të luajtur, këtë radhë përgjithmonë, duke iu kthyer punës së tij në akademinë e klubit. E njëjta gjë ka shumë mundësi të ndodhë me Rajan Gigs, i cili pritet të braktisë “djajtë e kuq”, klubin e vetëm me të cilin ka luajtur gjatë të gjithë karrierës, në fund të sezonit aktual, ashtu si Rio Ferdinand që nuk ka shprehur publikisht dëshirën nëse mendon të rinovojë apo jo kontratën e tij ekzistuese.
Si rrjedhojë, kohët e fundit Ferguson është vënë në kërkim të zëvendësuesve cilësorë, duke piketuar fillimisht qendërmbrojtësin argjentinas Ezekuiel Garai, i cili luan për klubin e Benfikës. Disa skaut të klubit e kanë ndjekur atë me vëmendje në ndeshjet e fundit, pasi mendohet se skocezi do të bëjë një ofertë për lojtarin që vlerësohet rreth 15 milion paund.
Gigs dhe Skols pritet të vazhdojnë karrierën e tyre si trajnerë brenda strukturës së klubit anglez, fakt të cilin e kanë pranuar që të dy. Ndërsa Rio Ferdinand, me shumë mundësi do të vendosë të largohet drejt një skuadre tjetër, me Uest Hem dhe QPR që i kanë bërë të qartë interesimin e tyre./lajmeshqip
Ka mundesi qe Ferguson dhe dy veteranet Giggs & Scholes t’i japin fund te gjithe se bashku ne qershor 2014. Sot Ferguson pergenjeshtroi sa shkruhet ne artikull e TemA / raportuar dje nga media angleze.http://www.bbc.co.uk/sport/0/football/20813922
rESPEKT PER TE KATERT duke perfshire dhe SERIN FERGUSON .Ikane dhene shpirtin futbollit ,sepse per mendimin tim ne ANGLI luhet futbolli me i PASTER NE BOTE !!!