Europa League, Totenhemi “peshkon” Lionin

20 Dhjetor 2012, 18:08Sport TEMA

Thuajse të gjitha skuadra e mëdha kanë evituar njëra-tjetrën në turin e 1/16 të finales së Europa League, ndërsa do të ketë shumë pak prej atyre që cilësohen përplasje “të mëdha” në këtë turne.

Ndeshje për t’u spikatur në këtë tur janë Totenhem-Olimpik Lion, Borusia Mynshengladbah-Lacio dhe Bajer Leverkusen-Benfika, të gjitha skuadra që kanë traditë të suksesshme edhe në Ligën e Kampioneve.

Çelsi ka gjetur një short të lehtë në letër, pasi do të vihet përballë Sparta Pragë, ndërsa në turin tjetër mund të ketë një sfidë më të vështirë, pasi përballë do të ketë fituesin e dyshes Ajaks-Steaua Bukuresht.

Në turin tjetër mund të komplikohet disi edhe kualifikimi i mëtejshëm i Interit, i cili në këtë tur ka përballë rumunët e Kluj. Për zikaltërit, një sfidë e mundshme do të jetë pikërisht me fituesit e dyshes Totenhem-Olimpik Lion.

Shorti i Europa Legue, 1/16 e finales:

Bate Borisov-Fenerbahçe

Inter-Kluj

Levante-Olimpiakos

Zenit-Liverpul

Dinamo Kiev-Bordo

Bajer Leverkusen-Benfika

Njukasëll-Metalist Kharkiv

Shtutgart-Genk

Atletiko Madrid-Rubin Kazan

Ajaks-Steaua Bukuresht

Bazel-Dnjepro

Anzhi-Hanover

Sparta Pragë-Çelsi

Borusia Mynshengladbah-Lacio

Totenhem-Olimpik Lion

Napoli-Viktoria Plzen

Shorti i Europa Legue, 1/8 e finales:

Napoli/Viktoria Plzen – Bate Borisov/Fenerbahçe

Bajer Leverkusen/Benfika – Dinamo Kiev/Bordo

Anzhi/Hanover – Njukasëll/Metalist Kharkiv

Shtutgart/Genk – Borusia Mynshengladbah/Lacio

Totenhem/Olimpik Lion – Inter/Kluj

Levante/Olimpiakos – Atletiko Madrid/Rubin Kazan

Bazel/Dnjepro – Zenit/Liverpul

Ajaks/Steaua Bukuresht – Sparta Pragë/Çelsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje