Lionel Mesi mund të ketë thyer rekorde të panumërta në vitin 2012 dhe të jetë kandidat kryesor për “Topin e Artë” numër 4, por gazetarët në vendlindjen e tij nuk mendojnë se ai është sportisti më i mirë argjentinas, të paktën për këtë vit kalendarik.
Futbollisti është renditur vetëm i treti në anketën e përvitshme të organizuar nga shoqata e gazetarëve në Argjentinë, ndërsa vendin e parë e dhe trofeun “Olimpia de Oro” e mori boksieri Serxho Martinez, i cili mban titullin botor ËBC pas suksesit që arriti kundër meksikanit Hulio Cesar Çavez Xhunior
Vendi i dytë i shkoi mjeshtrit të taekuondo, Sebastian Krimaniç, i cili arriti të merrte medaljen e artë në Londër 2012, e vetmja për Argjentinën. Si rrjedhojë, Mesi duhet të kënaqet me vendin e tretë në këtë renditje, edhe pse një vit më parë ishte ai fituesi i trofeut.
Vetë Martinez ka qenë shumë i çuditur me fitoren e këtij trofeu simbolik. “Ky është një nder shumë i madh, të fitoj këtë trofe duke konkurruar me atletë të jashtëzakonshëm si Sebastian Krismaniç dhe Leo Mesi”, ishin fjalët e tij në momentin kur iu dorëzua trofeu.