Ronaldo: Trofetë kolektivë ia kalojnë “Topit të Artë”

20 Dhjetor 2012, 11:29Sport TEMA

Kristiano Ronaldo ka deklaruar se nuk do të dëshpërohet nëse nuk fiton “Topin e Artë” në këtë sezon. Çmimi për lojtarin më të mirë të vitit do të shpallet në janar, ndërsa futbollisti portugez i Real Madrid ka si rivalë dy lojtarët e Barcelonës, Lionel Mesin dhe Andres Iniestan.

Megjithëse Ronaldo ka pranuar se do të dëshironte të fitonte këtë trofe, ai mendon se trofetë e skuadrës janë më të rëndësishëm se trofetë individualë.

“Sigurisht që do të dëshiroja të fitoja këtë trofe, nuk dua të shfaqem hipokrit dhe gënjeshtar. Ky është një trofe që e aspiroj, por nuk mendoj se do të jetë fundi i botës nëse nuk ia dal mbanë”, ishte deklarata e tij në faqen zyrtare të internetit të Federatës Portugeze të Futbollit.

“Unë mund të jetoj pa një çmim individual, ndonëse do të ishte e padrejtë. Karriera e një futbollisti dallohet nga trofetë kolektivë, jo ato individualë”.

Lojtari ka pranuar se ndjen më shumë emocione kur luan me kombëtaren portugeze sesa kur luan me klubin e tij.

“Është diçka të luash për klubin tënd dhe krejtësisht diçka tjetër kur luan me kombëtaren, janë ndjesi krejtësisht të ndryshme. Është e vërtetë që pasioni për të fituar dhe konkurruar është e njëjtë, por ka më shumë emocione të përfshira kur luan për vendin tënd”, tha Kristiano Ronaldo.

3 komente në “Ronaldo: Trofetë kolektivë ia kalojnë “Topit të Artë””

  1. besa says:

    ku ke prapanice ti per topin e arte harroje more ronaldo edhe kete una ves

  2. tepelensi nga damsi says:

    ti o kristi as i treti nuk duhet te renditesh sepse eshte mesi,iniesta,cavi ,kasijas e pastaj mund te jesh ti,top te arte nuk mori RAUL qe brenda vitit mori campins,kampionat ,kup mbreti dhe duke ber gol ne finalet e tyre qe ishte vit ku skishte as kamp boteror as europjan, pra evenimenti me i madh ishte campions lig skandal ky i pranuar nga vet FIFA,ja dhan ouven se rrau gjermanine ne miqesore 5-1 e ai beri 4 gola turp.

  3. oliveri says:

    Kur e pyeten disa gazetare sportive Kristiano Ronaldon, ne lidhje me talentin dhe formen e tij sportive, ai u shpreh, ” ME KA DERGUAR ZOTI”. Nderkohe Leo Messi, qe meson per kete deklarate te tij, shprehet edhe ai i pyetur nga gazetaret ne lidhje me kete deklarate te Ronaldos. “NUK ESHTE E VERTETE SEPSE NUK E KAM DERGUAR UNE”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje