Drama e Vilanovës, i rishfaqet tumori. Barcelona anulon çdo aktivitet

19 Dhjetor 2012, 15:21Sport TEMA

Tito Vilanova ka mësuar sot një lajm shumë të hidhur, atë të rishfaqjes së kancerit në gjëndrën parotide, për të cilën trajneri i Barcelonës ishte operuar në nëntorin e vitit 2012. Katalanasit janë tronditur nga ky lajm i papritur, ndërsa kanë anuluar si konferencën për shtyp të planifikuar nga presidenti Rosell, ashtu edhe darkën e Krishtlindjeve që do të shtronin me gazetarët.

Një vit më parë, Vilanova u shkëput nga Barcelona për pak kohë pasi kreu një operacion të komplikuar për heqjen e një tumori. Trajneri, që asokohe ishte ndihmësi i Pep Guardiolës, u kthye në fushë pas 3 javësh, me lajmin se gjithçka kishte shkuar mirë dhe se i ishte kthyer jetës normale.

Katalanasit, para se të firmosnin me trajnerin pas largimit të Guardiolës, kishin marrë “OK” edhe nga mjekët të cilët kishin kryer operacionin, me këta të fundit që kishin bërë të qartë se shenjat e kancerit nuk ishin shfaqur te Vilanova.

Por problemet shëndetësore janë kthyer e sipas mediave spanjolle, ai i ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta lejojnë të shkëputet nga drejtimi i skuadrës, pasi për momentin do të merret me situatën e tij shëndetësore.

Drejtimin e Barcelonës pritet ta marrë Hordi Roura, 45 vjeçari që aktualisht luan rolin e asistentit të Vilanovës dhe që gjatë kohës së Guardiolës ishte skauti i kundërshtarëve të ekipit katalanas. Ai është një nga personat më të besuar të Vilanovës, i cili e njeh që në kohët kur ishin bashkë në akademinë e Barcelonës.

4 komente në “Drama e Vilanovës, i rishfaqet tumori. Barcelona anulon çdo aktivitet”

  1. TOTILA says:

    LAJM i keq . Ja si vine punet . Besoj ne sherimin e tij ,por trajneri tjeter qe do te vije nuk do t’a kete TAGRIN e GUARDIOLES dhe te VILANOVES ,keshtu qe minjte do fillojne qe te hedhin valle.

  2. der kommentator says:

    Uroj qe te mos kete gje serioze. Sherim sa me te shpjete o Zot!

  3. tepelensi nga damesi says:

    i uroj sherim te shpejt tito vilanoves!

    sherim te shpejt tito vilanoves!

  4. dritani says:

    Keq i paska punet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje