Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, është objektivi kryesor i skuadrës së Pescaras, për ta transferuar atë gjatë merkatos dimërore të janarit, raporton “calcionews24.com”.
Trajneri i Pescaras, Cristiano Bergodi, personalisht është duke punuar që në janar të ketë sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë në ekip.
“Bergodi është duke punuar në këtë drejtim dhe sipas burimeve të afërta me të, më i preferuari për të është sulmuesi i Sienas, Erjon Bogdani, i lindur në vitin 1977”, shkruan “calcionews24.com”.
Bogdani, 35-vjeçar, këtë edicion në Serie A, ka patur shumë pak hapësirë te Siena. Ai në katër ndeshje të zhvilluara, ka shënuar vetëm një gol. Me Sienan ka kontratë deri në qershor të vitit 2013.
Akoma luan ky?!!! Bravo, mendoja se ua kishte lene rradhen me nte rinjve.
Vajti 15 vjet qe ngroh stolin ne Serie A. Merite eshte edhe kjo, kush e di sa pare ka mbledh ?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/armando-sadiku-il-capocanoniere.html
behuni 6