Ibra: Mesi e meriton “Topin e Artë”

19 Dhjetor 2012, 11:36Sport TEMA

Zlatan Ibrahimoviç duket se ka ndërruar mendje për Lionel Mesin dhe mendon se argjentinasi e meriton të fitojë “Topin e Artë”. Sulmuesi suedez i PSZH, pak kohë më parë deklaroi se argjentinasi kishte 3 trofe të tillë, ndaj duhej që dikush tjetër të fitonte “Topin e Artë” në vitin 2012.

Ndonëse ka pranuar se ka votuar për Andres Iniestan në këtë edicion, Ibra e sheh Mesin si favoritin kryesor për një tjetër sukses.

“Për Mesin thonë se është më i mirë në botë, se luan si në Playstation. Kush thotë të kundërtën, nuk di asgjë nga futbolli. Por Iniesta ka fituar Kampionatin Evropian me kombëtaren ndërsa Kristiano ka fituar kampionatin spanjoll. Thuhet se duhet fituar Liga e Kampioneve për të synuar këtë trofe  por asnjë prej fituesve nuk është mes tre më të mirëve”.

“Favorit për të fituar mbetet Mesi. Individualisht mbetet më i miri në botë, por ai nuk luan vetëm te Barcelona. Unë vetë votova për Iniestan. Mesi nuk do të shënonte po të mos kishte shokët e skuadrës e mes tyre është edhe Iniesta”, tha suedezi në intervistën e tij për “BeIn Sports”.

Ibrahimoviç ka zbuluar më pas se lojtari nga i cili përpiqet të marrë shembull mbetet Zinedin Zidan, një prej idhujve të tij.

“Kur Zidan hynte në fushën e lojës, të 10 futbollistët e tjerë përmirësoheshin, kjo është e gjitha. Ishte magjike, ai ishte një futbollist unik. Ai ishte më shumë se i mirë, ishte nga një planet tjetër. Shokët e skuadrës bëheshin si ai, kur ishte në fushën e lojës. Një lojtar që bën diferencën është një futbollist që përmirëson të tjerët. Nuk e di nëse do të shohim ndonjëherë lojtarë të tjerë si ai. Por ky është mentaliteti im tani, të përmirësoj të tjerët. Nëse edhe të tjerët janë të mirë, atëherë edhe unë do të jem më i mirë”, tha lojtari suedez.

1 komente në “Ibra: Mesi e meriton “Topin e Artë””

  1. TOTILA says:

    Po mire O IBRAHIMOVIC qe ke nostalgji per ZIDANEN ,i cili ishte lojtar klasi i shkelqyer ,por me MESSIN AI KURRE NUK MUND TE BARAZOHET .Nuk eshte puna se MESSI vjen nga nje planet tjeter ,jo ,por MESSI LUAN futbollin me SPEKTAKOLAR qe eshte luajtur deri me sot . Eshte tjeter gje qe ai ndihmohet dhe nga BASHKELOJTARE KLASI ,por tek BARCELONA te gjithe jane te jashtezakoneshem .Une deri me sot nuk kam pare ndonje ekip tjeter si BARCELONA qe te bej nje presing te jashtezakoneshem sidomos midis 2 ZONAVE TE RREPTESISE dhe te rikuperoje aq shume topa sa qe me duket se shumicen e golave BARCELONA e ka shenuar ne kete menyre. Ata i versulen “KUNDERSHTARIT ” per t’i mare topin si “UJQER te TERBUAR”. pASTAJ ESHTE DHE PROBLEM FILOZOFIJE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje