Nëse në të gjithë botën ka filluar një bashkëpunim shumëpalësh për zbardhjen e trukimeve dhe ndëshkimin penal të personave që merren me manipulimin e ndeshjeve të futbollit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mendon se një gjë e tillë nuk është e nevojshme në Shqipëri. Këtë fakt ai e ka konfirmuar nëpërmjet një interviste, ku ka deklaruar se futbolli shqiptar duhet të zgjidhë vetë problemet e tij, ndonëse për momentin cilësohet më i manipuluari në botë nga raportet ndërkombëtare.
“Këto janë fenomene që kanë ndodhur gjithkund në vende të tjera, por kjo nuk duhet të shërbejë për t’u justifikuar, me idenë “hë mo se kjo ndodh edhe në vende të tjera”. Ne duhet të luftojmë fort. Në këndvështrimin tim nuk jam për të ndërhyrë Prokuroria, ashtu sikurse kam dëgjuar shpesh. Vetë faktorët dhe aktorët e futbollit, si dhe familja e futbollit duhet që të bëjë maksimalen për të mos pasur gjëra të tilla”.
“Duhet të angazhohen që nga futbollistët, trajnerët, presidentët, vëzhguesit, zyrtarët, delegatët, arbitrat, sepse asgjë nuk bëhet vetëm. Nuk është e vërtetë se shifrat që publikohen, apo dëshira që njerëzit kërkojnë ta baltosin çdo gjë dhe të bëjnë një futboll të pavërtetë. Shqipëria ka një futboll të vërtetë, ka një garë të vërtetë, ka një progres të vërtetë pavarësisht se shumë skeptikë nuk duan ta shohin këtë. Ka edhe fenomene, që kanë jetuar dhe të gjithë njerëzit janë këtu për këtë punë për ta luftuar këtë fenomen. Unë nuk besoj se do t’i eliminojmë të gjitha të këqijat e kësaj bote ndonjëherë”, u shpreh ai.
Nëse në vendet e tjera të njohura evropiane, protagoniste aktive e luftës kundër trukimeve ka qenë prokuroria dhe policia, duke angazhuar shpesh edhe organet ndërkombëtare si Interpoli, Duka çuditërisht mendon se zgjidhja mund të vijë nga Komisioni i Etikës, edhe pse ky i fundit prej shumë muajsh nuk ka dhënë thuajse asnjëherë një qëndrim publik për ndeshjet që diskutohen si të shitura.
“Vetë familja e futbollit, nëpërmjet Komisionit të Etikës që ka zgjedhur, duhet të pranojë një lloj dënimi me opinion. Është e vështirë t’i thuash futbollistit se e bëre gabimin me dashje apo pa dashje. E para është kjo dhe e dyta, që vetë futbollistët duhet të kuptojnë se ata, trajnerët, arbitrat dhe të gjithë ata që merren me futboll, qoftë edhe gazetarët sportivë, janë ata të interesuar, sepse në një lloj mënyre kanë lidhur biznesin apo jetën e tyre me këtë. Duhet të mos ta bëjnë këtë. A funksionon kjo do të themi? Një futbollist duhet ta dijë se, nëse prish produktin, do të jetë i pavlefshëm për atë biznes”, tha presidenti i FSHF në këtë intervistë të tij, ku pavarësisht këtyre problemeve të dukshme, i dha notën 6 kampionatit shqiptar të futbollit.
Nuk e di ju, po une jam dakort me Salen kur e quan “Duka i krimit” dhe me Xhaken kur e quan rryshfetxhi:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html
Po normal qe sdo Armando se ky I ka kryer 90 per qind te shitjeve dhe trukimeve Jo vetem ne shqiperi po dhe ne maqedoni e vende te tjera te ballkanit.
Ky eshte per tu mare ne investigim nga interpoli dhe Jo nga prokuroria Shqiptare qe e nxjerr te pafajshem.
Po cer flet mor burre i dheut !
Po do futesh ne histori si shkaterruesi i futbollit mor hajvan Shijaku!
Ankohet Muhamet Malo verdalle, dhe ti e di se kujt i ankohej, qe ti i kishe fituar ca para te rendit disa qindra mijra usd me disa ndeshje te trukuara te kampionatit SERB.
Ej kot me te pyet, ai vellai yt fut akoma drithe ( grure ) gjasme si ushqim per kafshet kur ne fakt eshte grure per tregun vendas te miellit dhe te bukes?
Le te bejne bilanc doganat sa grure keni fut per kafshet dhe sa kafshe duhen per ta konsumu gjithe ate miell bluar nga gruri juaj.
Dhe qe ta dije populli: ishte i gjithe grure qe del nga depot e ushtrise serbe e cila freskon rezervat e saj.
Mire e ke ti o vlla se ketu te ne prokuroret jane per te vrare miza se per te ngritur ndonje akuze qe te rrije ne kembe para gjykates deri me sot nuk kam pare une.Un biles propozoj si denim per ata qe kane shitur ndeshjet ketu te ne vetem nga 1 qortim me zotimin qe nuk do ta bejne me pastaj.
Po care thu mo shoku I’m burgaxhi…
Te kishte qene per disa qindra mijera dollare sdo kishte bere ze Met Malo po ishin mbi 4-5 milion euro e Jo dollare dhe qe atehere I ka ra infarkt e seshte bere me per Pune i shkreti
Se mire qe pagoi leket nje me nje po dhe talleshin mileti se I kishte thone ata te pikes te Shijakut “o Shefo Jane tu e vone si shume kete ndeshjen Maqedonase”
Merja 50, 50 (per pesethjetemileksha e kishte fjalen Meti I shkreti) dhe e hongri vetem me nje ndeshje me koeficientin 9 nja 4-5 milion euro hahaha
Kane gjet nje filozofi bythqirat ” He mo se kjo ndodh dhe jashte shtetit, ne vendet perendimore”.
“Ne Japoni ka ra 2 here bomba atomike, d,m.th nuk ka problem se bje dhe ktu ndonjehere”. Hajdutet!
Me pelqeu ky krahasimi me bomben atomike.
Kur biseda degjeneron ne shprehjen “Keshtu bejne te gjithe apo keshtu ndodh edhe ne Gjermani apo Norvegji” sikur ma fusin me shpulle.
E vetmja gje e perbashket qe kemi ne me ta eshte se ecim me 2 kembe.
Ne Fukushima te binte leshi tufa-tufa nga radioaktiviteti dhe japonezet mbanin rradhet kilometrike me nje qetesi hyjnore.
Tek ne shih “Torten” dhe mos fol me!
Armand Dukakis, kelysh gerko salist!
po pse ke frike ta mare prekuroria apo del zbuluar per vjedhjet e maskaralleqet qe ke bere .Se ti jo vetem e vodhe po dhe e shkaterove futbollin Shqipetar kjo e tregon dhe mbushja e stadiumeve tona dhe mirembajtia e tyreqe ngjasin si fusha futbolli fshati te monizmit.
Hajt se po nuk e mori prokuroria shqiptare ndonje gjermane ka per ta marre me siguri.
Ketij i genjen mendja se europianet do te rrine duke bere sehir nderkohe qe ky behet milioner!
Ne France po bejne lecke Gerard Depardieu vetem se la nenshtetesine franceze po pyesin ata per morra si Armando!
Me sa duket po i vika rrotull…