Vazhdon të bëhet gjithnjë e më e mistershme e ardhmja e Pep Guardiolës, në lidhje me skuadrën të cilën ai do të drejtojë në sezoni e ardhshëm. Sipas asaj që raportohet sot në media të ndryshme, alternativat kryesore tashmë janë Mançester Junajtid dhe Bajern Mynih.
Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar lajmin se trajneri katalanas është takuar përsëri gjatë javës së kaluar me Aleks Ferguson në Nju Jork. Trajneri i Mançester Junajtid udhëtoi drejt SHBA bashkë me gruan e tij, për të bërë disa ditë pushime, por ai gjeti kohën për të takuar atje Guardiolën, për herë të dytë brenda muajve të fundit.
Mendohet se në këto dy takime në Nju Jork, Ferguson është munduar t’i mbushë mendjen trajnerit spanjoll që të marrë në konsideratë idenë për t’u kthyer në pasardhësin e tij në pankinën e “djajve të kuq”. Skocezi nuk ka bërë të qartë nëse do të vazhdojë të drejtojë ekipin apo jo pas përfundimit të këtij sezoni dhe Guardiola shihet si një alternativë e mundshme për të zënë vendin e tij.
Por njëkohësisht, gazeta “Bild” në Gjermani ka bërë të qartë se këshilltarët e Guardiolës janë takuar përsëri me Uli Hënes, për të diskutuar nëse ky i fundit do të rinovojë apo jo kontratën e Heinkes në fund të këtij sezoni. Presidenti i bavarezëve është takuar që në maj me Pere, vëllain e trajnerit spanjoll, duke i bërë të qartë se Guardiola është alternativa e tij më e preferuar për stolin e skuadrës që drejton./lajmeshqip
Tek Bayern Guardiola do te beje karriere. I ka te gjitha shanset dhe mundesite. Grupi i lojtareve te Bayern eshte fantastik: Qe nga portieri, mbrojtja, mesfusha, sulmi. Nje mbrojtes qendre tipik italian dhe nje sulmues i forte dhe teknik, i ne vend te tre sulmuesve aktuale te qendres.
Bayern yber alles!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
Bravo Sokoli. Vetem Bayerni mund ti afroj Guardioles jetegjatesi sepse eshte klubi me i fuqishem europian. Po edhe po nuk erdhi Guardiola Bayerni do te marri trajnerin e Mainzit qe eshte po aq i plotesuar
perse duhet marre me kaq besim aftesia e guardioles si tranier.edhe ish ndihmesi i tije po e drejton barcelonen shkelqyeshem.
Guardiola e ndertoj ekipin, ndersa Vilanova e trashegoj. Fjala “ndertim” dhe “trashegoj” kane dy kuptime te kunderta.
edhe Guardiola e trashegoi dhe nuk e ndertoi…
guardjola e ndertoj barcen,se mesi me rajkard nuk ishte ne formacjon.Guardjola hoqi dekon ronaldinjon,me pas eton ja kujtou pak! respekte ermal po e ke gabim.