Mesfushori portugez i Fenerbahçe, Raul Meireles, është ndëshkuar me 11 ndeshje pezullim nga Federata Turke e Futbollit.
Ish-lojtari i Çelsit u njoh me këtë vendim kundër tij, pasi u shpall fajtor se kishte pështyrë një gjyqtar në momentin kur largua me karton të kuq në sfidën e humbur 2-1 përballë Gallatasarajit.
Portugezi fillimisht e hodhi poshtë akuzën, ndërsa bazoi gjithë mbrojtjen e tij mbi faktin se gjyqtari kishte gabuar duke i dhënë karton të kuq për episodin në fjalë.
Fillimisht mendohej se ai do të ndëshkohej me 7 ndeshje pezullim, por Federata Turke ka marrë masën më të rëndë të mundshme duke e bërë atë shembull për të tjerët.
29 vjeçari iu bashkua klubit turk gjatë verës, pasi braktisi Çelsin, ekip me të cilin u shpall fitues i Ligës së Kampioneve. Ai është një titullar i rregullt në radhët e Fenerbahçe, skuadër me të cilën ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e fazës së parë, duke shënuar një gol deri tani.
Po nuk doli nji portugez me karakter te mir po te gjith qelbaniker pasken qen keta plehra
Ekane karakteristike kombetare . Ketu ku punoj me hoqi fati me nje Portugez .Ishim bashke per 3 vjet .Une me buke ai me gure .Ishte nje palaco, kapadai ,mistrec ,bente si i forte dhe trim . Me ne fund ja thyeva hundet ,ja mbusha me gjak . Jane te gjithe njelloj . Nuk e di se snga e kane kete IRONI dhe shtazeri ,por po u them nje gje : Jane shume frikacake dhe njerez me KARAKTER SHUME -SHUME TE ULET .