Menaxheri argjentinas, Hernan Tofoni, ka zbuluar se Diego Armando Maradona është shumë pranë nënshkrimit të kontratës për t’u bërë trajneri i përfaqësueses së Irakut, me objektivin për ta kualifikuar atë në Botërorin 2014.
Maradona, i cili aktualisht është në rolin e këshilltarit te skuadra e Al Uasl, ku drejtonte më parë, po pret vetëm miratimin apo jo të bordit drejtues të Federatës së Futbollit të Irakut rreth kandidaturës së tij.
“Diego është shumë entuziast dhe na ka telefonuar çdo ditë. Ai nuk do të drejtojë Irakun thjesht në 6 muajt e ardhshëm, por për një periudhë më afatgjatë”, tha Tofoni i cili është ndërmjetësi me Irakun në emër të kompanisë “World Eleven”.
“Ai është entuziast nga fakti se është një sfidë shumë interesante dhe do të zëvendësojë Zikon në këtë rol”, tha menaxheri, duke iu referuar largimit një muaj më parë të trajnerit brazilian nga drejtimi i kësaj përfaqësueseje.
Tofoni, një menaxher i FIFA-s, tha se kishte vendosur emrin e Maradonës mes kandidatëve kur kompania “World Eleven” u kontaktua nga Federata e Futbollit e Irakut, e cila kërkonte një trajner argjentinas dhe u entuziazmua nga një mundësi e tillë.
Iraku ka marrë pjesë vetëm në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë, pikërisht atë të cilin Argjentina e fitoi falë mrekullive të Maradonës. Vendi i Lindjes së Mesme mban aktualisht vendin e tretë në Grupin B të kualifikuesve të zonës së Azisë dhe ka një detyrë të vështirë, pasi para ka Japoninë dhe Australinë.
me mire do ishte,,,,,,,,,,,,maradona i thot po ,,lekut