Kombëtarja e Kosovës mbahet peng nga Serbia dhe për më tepër, FIFA është dakord me një gjë të tillë! Ky është lajmi i bujshëm që është përhapur sot me shpejtësi kur në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbërritur edhe vendimi zyrtar mbi çështjen e diskutuar në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s pak ditë më parë.
Këtë vendim e ka bërë publik nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministri përgjegjës për sportin në Kosovë, Memli Krasniqi, i cili e ka kundërshtuar ashpër atë.
“Federata Ndërkombëtare e Futbollit, në vendimin që i ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës, thekson se Republika e Kosovës nuk mund të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore në territorin e Kosovës, pa lejen paraprake të Serbisë, si dhe nuk lejon flamurin dhe himnin shtetëror në ndeshjet miqësore ndërkombëtare jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, shkruhet në deklaratën e Krasniqit që tregon këto detaje të cilat nuk ishin bërë të ditura më parë.
“Ky është një vendim i pa drejtë dhe i papranueshëm më të cilin FIFA rrezikon të shkelë mbi parimet themelore sportive, e mbi të gjitha të drejtat elementare njerëzore. Me këtë vendim, FIFA konteston edhe shtetësinë e Kosovës të njohur nga 98 vende, që përbejnë shumicën e shteteve anëtare të OKB-së dhe nga disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare siç janë FMN, Banka Botërore, BERZH, etj. Ne këtë vendim e konsiderojmë si puro politik, në kundërshtim me të drejtën e të rinjve tanë, te shtetit tonë për të qenë të barabartë në garat ndërkombëtare futbollistike”.
“Ndonëse lajmi i parë nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, edhe pse gjysmak, ishte mirëpritur nga të gjithë ne në Kosovë, tash del se FIFA në fakt po na i mbyll edhe më shumë dyert dhe po refuzon kërkesën tonë të drejtë, njerëzore që të luajmë futboll.
Ky padyshim se është një nga lajmet më të papritura dhe të çuditshme, duke ditur misionin që ka sporti për të bashkuar dhe miqësuar njerëzit anekënd botës, pa marrë parasysh përkatësitë etnike, shtetërore, fetare, racore etj”, thuhet në deklaratën e Ministrit Krasniqi ku janë zbuluar detaje tronditëse mbi vendimin e shumëpritur të FIFA-s, por që në fakt ka rezultuar diskriminues për Kosovën dhe futbollistët kosovarë.
cprisni, nuk e keni hedhur Fifan akoma ne gjyq?!
te shikoni qe do ju luten per kompromis pa dale akoma data e gjyqit
FIFA dhe UEFA nuk jane gje tjeter vecse organizata terroriste.