Perez, i çuditur nga vendimet e Murinjos

24 Dhjetor 2012, 11:47Sport TEMA

Florentino Perez ka mbetur i shtangur më shumë se të tjerët nga vendimi i Zhoze Murinjos për të lënë në stol Iker Kasijas, kapitenin dhe një nga idhujt e tifozerisë së Real Madrid. Një gjë e tillë është vënë re në momentin kur ai ka mësuar për formacionin që do të zbriste në fushë ndaj Malagas, në takimin e humbur me rezultatin 3-2.

Presidenti i Realit ishte gati të fliste drejtpërdrejt në televizion para fillimit të takimit, kur gazetarja i ka treguar atij në celular formacionin e sapo publikuar nga Murinjo. Pasi ka parë i çuditur formacionin dhe mungesën e Kazijas, presidenti i Realit është larguar, duke vendosur që të mos flasë për televizionin, në mënyrë që të evitonte ndonjë deklaratë apo situatë të pakëndshme. Por mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai ka qenë shumë i irrituar me trajnerin, sidomos pasi eksperimenti me Adan rezultoi i dështuar.

Të çuditur kanë qenë edhe vetë lojtarët e Realit kur kanë mësuar për këtë zgjedhje të trajnerit portugez. Ky fakt është konfirmuar nga një tjetër “armik” i Murinjos, mbrojtësi Serxho Ramos që e ka provuar vetë pankinën pasi kishte folur kundër teknikut.

“U çuditëm duke parë Kasijas në pankinë. Ai është kapiteni ynë. Kemi humbur dhe kur humbet, duhet të kesh kujdes të mos bësh deklarata sa je i nxehur”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Ndërkohë, një nga ish-drejtuesit e Realit, Horge Valdano, mendon se me gjestin e tij, portugezi ka dashur të tregojë pushtetin që ka mbi ekipin.

“Murinjo ka një raport të veçantë me skuadrën e tij, por tani po tejkalon çdo normë. Kjo ishte vetëm një demonstrim force, ai po përdorte autoritetin e tij mbi një legjendë të klubit. Mendoj se e ka menduar për një kohë të gjatë këtë vendim dhe besonte shumë në aftësitë e Adan, pasi në të kundërt do të dënonte vetë skuadrën e tij. Ky ishte një vendim mjaft i rëndë”, tha Valdano për trajnerin portugez që ishte shkaktari pse ai u largua nga posti i drejtorit sportiv te Real Madrid.

7 komente në “Perez, i çuditur nga vendimet e Murinjos”

  1. Nga Cerriku says:

    Murinho si nje njeri i lig qe eshte ne kontraten e tij qe ka ber me prsidentin e Realit eshte nenshkruar qe ne rast te prishjes se kontrates(nga ana e presidentit apo nga ana e tij)dmth ai qe prish kontraten duhet te paguaj per prishjen e saj,pra ai e ka par shum mir kete vit qe nuk konkuron dot Barcelonen i ben keto veprime qe presidenti i Realit te mari vendim per ta perzen dhe ti paguaj kontraten nje per nje,te njenjten gje beri edhe tek Celsisa e detyroj Abramovic ta perzej dhe ti japi edhe demshperblimin e kontrates,i tille ndyresir eshte monstra portugeze

    1. nikoja says:

      Kam degjuar se reali do te shkarkoje Maurinjon dhe do te kete nje te mencur nga cerriku trajnere e pa tjeter do te jete nje i paster dhe jo <> si paraardhesi ? O sa mire ke kene shqiptare …(kupto dhafazan dhe me barkun bosh )

      1. Shqiptari says:

        Niko! Mos je gje bythzi ti? Grek muti e kam fjalen.

  2. ar says:

    Kam degjuar se portugezet jane popull mistrec!

  3. VLONJATI NGA VLORA says:

    per CERRIKUN te gjithe trajneret ne te gjith boten ashtu i bejne kontratat seshte as i pari as i fundit murinjo!sa per celsin iku vete dhe nuk priti ta largonte abramovic…ndonje tjeter do kish bere te kunderten te priste deri sa ta largonte presidenti per te perfituar rrogen e plote deri ne fund te kontrates..

  4. Albann says:

    Une se kam qef Murinjon,por mendoj qe ka bere ate qe duhet.Askush s duhet te mendoje qeeshte i perjetshem ne vendin e tij si lojtar…A eshte njerezore qe ai portjeri tjeter te stervitet gjithmone dhe te rije ne pankine????.

  5. tepelensi nga damsi says:

    mir e ke ti o alban qe sportisti nuk duhet vetem te stervitet por edhe te luaj,por ky adani ja zuri me stervitje vendin? cdo futbollist e gjen nje zgjidhje nese sgjen vend ne skuader do te thot se sja vlen prandaj shkon ne nje skuader tjeter me te vogel qe te luaj titullar,si beri figo qe shkoi tek interi apo shnajder,kambjaso,solari ,samuel,ouen,kanavaro,van de vart,e shum te tjere qe e kan ndjer veten te vegjel tek reali i madh.Pra gjen vend pyetja per secilin ; me mire i pari i fshatit apo i fundit ne qytet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje