Lionel Messi ka shënuar edhe golin e 91-të në këtë vit kalendarik, duke thyer rekordin botëror të cilin vetë e mbanë.
Messi në paraqitjen e fundit për këtë vit ka arritur ta mposht një herë portierin e Valladolidit (1:3) edhe pse në disa raste, madje nëntë lojtarë të ekipit rival, i kishte përballë.
Sakaq, para jush është një video dhjetë minutëshe e të gjitha golave të mrekullueshme që argjentinasi shënoi në periudhën janar-dhjetor, duke përfshirë edhe këtë të fundit kundër Valladollit.
http://youtu.be/qXrltgfrrqw
BRAVOOOOOOOOO !
Cdo kter dite nga nje gol! Ka nga ata qe paguhen per te folur,disa per te llakosur floket,ky bene ate per te cilen paguhet.
Ky i ka hallall paret! Shkon ne stadium dhe shikon spektakel!
Nuk e di cfare duhet tjeter te beje ndonje futbollist per ta patur si pike referimi!
Mesi eshte i derguar i zotit , Mesia
Ndaluni pak dhe shikoni mjeshtrin, merrni nje birre ose ndonje gote vere perpara dhe shijoni mrekulline mesiane.
Ne qofte se ndonje here sa te jem gjalle do te dale ndonje talent shqiptar si ceshte Mesi, do te isha shume i lumtur.
Ju baballare te rinj, jepini femijeve tuaj dashurine per futbollin, si dihet ndonjeri mund te na beje te gjitheve ne shqiptaret krenare.
–messi–nje–ghost—hipnotizues…
Cfare te them une me shume se “HORRI (KINGU) i BULEVARDIT” .Ai i ka thene te gjitha . Po te shkruaj une kam frike se e prish bukurine e shkrimit.
Faleminderit Totila, ne fakt kam qen dhe jam tifoz i Bajernit dhe i Gjermanise, qysh ne kohet e Netzer, Bekembauer, Myler, Overat e shume te tjereve, por kjo qe po jep Mesi me Xavin e Iniesten dhe ne pergjithesi Barcelona, i kalon parashikimet.
Te lexoj gjithmone sidomos kur vjen puna tek futbolli, shoh qe jo vetem qe ke memorie te mahnitshme, por dhe e njeh futbollin me rrenje, cilesi qe se kane sot edhe shume trajnere qe paguhen per ate pune, te mos flasim per zyrtare qe e kane kapur futbollin per ta shtrydhur, per perfitime personale.
Te uroj krishtlindje te gezuara dhe nje vit te mbare, ty dhe gjithe cfare ke per zemer.
Po vertet Mesi eshte i jashtezakonshem, per mua e ka tejkaluar edhe Maradonen. Dhe mund te luaje ne keto nivele dhe 5-6 vitet e ardhshme.
Por nga Mannschaft-i dhe Bavarezet mos hiq dore more Horr (besoj qe nuk je i tille)
Bayern-i po rilind dhe une e ndjej te afert trofeun e Champions League. Por shpresoj edhe ne nje World Cup in Brasil nga Mannchaft-i. Tashme ekipi eshte maturuar dhe nuk ka me kuptim vendi i dyte. I vetmi shqetesim qe kam eshte trajneri Lev, nuk me duket me fuqine, grinten dhe ambicien e Beckenbauer-it per ti dhene Gjermanise titull kampion bote.
I madhi Mesi! I thjeshti Mesi! Mrekullia Mesi! Virtuozi Mesi! Shkaterruesi Mesi! I shpejti Mesi! Ne fund, njeriu Mesi! Jam i lumtur qe jetoj ne shekullin e MESIT!
Mos harroni o milet tifoz te MADHIN Guardiola, qe “zbuloi” Mesin dhe e nxorri nga brima e miut ku ishte fshehur ne Argjentine. Sepse nastradini ju thote me kompetence profesionisti mendjemadh, qe pa “Fenomenin” Guradiola nuk do te ishte Barcelona e sotme dhe pa Barcelonen e sotme nuk do te ishte edhe Mesi si nje Garinca, Pele apo Krojf i diteve te sotme. Guardiola sot eshte ne hije, sepse nuk e fitoi dot kupen e kampioneve kunder Celsit dallkauk dru me pre, prone e milionerit bolshevik Avramovic. Por vepra e tij si trajneri me suskses me te madh ne jeten e tij do te mbetet Guardiola. Qe krijoi tek Barcelona lojen kolektive teknike me shume pasime te sakta. Dhe qe i beri LOLO te gjitha ekipet e tjera. Mos harro edhe ti o Edi Opozitari te shiqosh Barcelonen e Guardioles. Qe te mesosh sesi luhet loja kolektive ne politike. Qe te fitosh luften e veshtire me Bajlozin e Zi Sali Berisha.