Otmar Hitzfeld beson se Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund janë dy skuadra që kanë mundësi reale dhe aftësi për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë sezon. Të dy klubet gjermane arritën të fitonin grupin ku bënin pjesë, por kampionët në fuqi të Gjermanisë çuditën të gjithë duke dominuar në një grup ku ishte edhe Real Madrid, Mançester Siti e Ajaks.
Sipas Hitzfeld, i cili i ka drejtuar të dy këto klube në të kaluarën e tij, e vetmja skuadër gjermane që nuk ka shans të fitojë këtë trofe, është Shalke.
“Nuk e shoh Shalken si fituese të trofeut pasi ata nuk kanë patur asnjëherë qëndrueshmërinë e duhur. Por besoj se si Bajern, ashtu edhe Borusia, mund ta fitojnë Ligën e Kampioneve. Është fakt se kampionati gjerman është më i fortë se kurrë më parë”.
Trajneri aktual i Zvicrës hodhi poshtë edhe zërat që e shohin atë të kthehet në drejtimin e një skuadre, ndërsa bëri të qartë se plani i tij më afatgjatë është kualifikimi i kësaj kombëtareje në Botërorin 2014.
“Nuk e imagjinoj veten duke u kthyer aty shpejt. Kam një kontratë deri në viti 2014 në Zvicër dhe do të dëshiroja shumë të ishim protagonistë në Botërorin e Brazilit”, u shpreh ai./lajmeshqip
Edhe une keshtu mendoj; Biles Borusia eshte karikuar shume fort per ta fitu. Bayern si zakonisht pretendent.
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
Kam respekt per HITZFELDIN dhe DEL BOSQUEN . Por ne kete rast ja ka futur si kau peles . JANE te pakten 3 ekipe perpara ekipeve gjermane qe e pretendojne kete trofe ,dhe keto 3 ekipe i rrahin ekipet GJERMANE SI “GOMARI ne DUHAN “.
Avash se ke nje Arsenal qe synon vetem Championsin kete vite. keshtu qe eshte heret te fitet per kampione.
Megjithese e rrespektoj futbollin german por sjeni akoma ne eliten e anglise dhe te spanjes.