Mançester Siti duket se ka marrë seriozisht idenë për të blerë yllin brazilian Neimar. Drejtori sportiv i klubit anglez, Çiki Begirishtajn, ka udhëtuar javën e kaluar drejt Sao Paulo për të diskutuar blerjen e mundshme të 20 vjeçarit të Santos, pavarësisht mendimit të përgjithshëm se ai duhet të qëndrojë në Brazil deri pas Botërorit 2014.
Por drejtuesit e Santos tashmë e kanë të vështirë t’i rezistojnë ofertave dhe kjo është arsyeja kryesore pse Begirishtajn ka udhëtuar në Brazil, i bindur se mund të nisë bisedime konkrete për lojtarin që vlerësohet rreth 40 milion euro.
Ironikisht, luftën më të madhe ai do ta ketë me ish-skuadrën e tij, Barcelonën, e cila prej shumë kohësh flitet se ka nënshkruar një parakontratë për blerjen e futbollistit, duke parapaguar 10 milion euro në arkat e klubit brazilian.
Por Mançester Siti nuk e ka probleme të paguajë çfarëdolloj gjobe që mund të rrjedhë nga prishja e kësaj marrëveshje, pasi sheikët kanë bërë të qartë se afrimi i një lojtari të tillë kalon çdo vlerë të mundshme monetare.
Kuptohet që Neimar do të kthehej në imazhin e ri të Sitit, duke përfituar një kontratë thuajse të barabartë me ato të Mesi e Kristiano Ronaldo, mbi 10 milion euro në vit, një shumë tmerrësisht e lartë për një 20 vjeçar që nuk ka dhënë ende prova në çfarë nivelesh mund të luajë përballë ekipeve evropiane.
Zoterinj redaktore te gazetes, desha te shijoj golat e Mesit, por shoh qe nuk eshte me ne faqet e kesaj gazete, ju lutem mos i mbani per vete golat e Mesit, na lini edhe ne ti shijojme, ta kisha ditur se do ta hiqnit, do ta kisha incizuar, te pakten te shijoja golat me nje gote vere perpara.
Bravo ! ,”HORRI I BULEVARDIT “. Me pelqen komenti yt. Por me shume me habit MANCHESTER CITY qe do te marre NEYMARIN . kur ai eshte “PRONE E BARCELONES “.
Biznesmenet e mbas viteve 90, ku mbi 99%, jane biznese kriminale, vertet donin te fitonin, por nuk eshte i rendesishem fitimi ne futboll, per kete kategori, se keta biznesmene rufjane, fitojne ne fusha te tjera, me miljrda, por keta biznesmene, qe u bene biznesmene sa hap e mbyll syte mbas viteve 90-te, kerkonin famen dhe famen ja u sillte futbolli, ata kerkojne qe nje yll futbolli, qe ka djersitur per tu bere i tille, te jete nen diktatin e biznesmeneve dallkauke.
Keta biznesmene kerkojne te kene nen vartesi kedo, se mendojne kur nje yll futbolli mvaret nga une, te gjithe me shohin me admirim.
Kerkojne famen nepermjet yjeve te sportit dhe se kane per gje te bejne oferta marramendes.
Por besoj se Neimar do te kete dike qe ta keshilloj, si duhet, se vete performanca e tij, eshte e lidhur me Barcelonen, sepse teknika dhe triblimi, kerkon nje Iniest, nje Xsavi e shume talente qe ka Barcelona.