Iker Kasijas ka folur dje për televizionet spanjolle rreth qëndrimit të tij në pankinë në ndeshjen e Real Madrid kundër Malagas, duke evituar polemika të mundshme me Zhoze Murinjon rreth këtij vendimi.
“Murinjo nuk më tha asgjë, por ashtu si nuk jepen shpjegime kur luan, e njëjta gjë ndodh edhe kur nuk luan”, ishte komenti i tij, duke e cilësuar si diçka normale vendimin që kishte marrë trajneri portugez.
“Është e vërtetë që nuk jam mësuar të jem zëvendësues, por mbi çdo lojtar qëndron ekipi. Ajo që duhet të bëj është të vazhdoj të stërvitem, në mënyrë që të rifitoj vendin si titullar”.
“Gjatë javës e kuptova që nuk do të luaja, ndonëse trajneri nuk më tha asgjë. Unë e shoh veten në formë të mirë, por ai që vendos është trajneri dhe dua të vazhdoj të stërvitem në mënyrë që të rifitoj besimin e tij sa më parë”, ishte komenti i portierit të Realit, që ka preferuar të mos bëjë polemika.
Ndërkohë, Zhoze Murinjo, i cili ka udhëtuar drejt Portugalisë për pushimet e fundvitit, është pyetur nga mediat në vendlindje rreth këtij vendimi mjaft të diskutueshëm.
“Pankina e Kasijas? Unë e kam ndërgjegjen e pastër, mendoj çdo ditë se si të hedh formacionin më të mirë të mundshëm në fushën e lojës”, tha ai, duke lënë të kuptohet se vazhdon të mendojë se Kasijas nuk është në formën më të mirë dhe se Adan e meriton të jetë titullar para kapitenit.
Bravo KASIJAS,je sjelle si PROFESIONIST I VERTETE ,POR mos pusho dhe beja VARRIN MURINJOS sa me te THELLE!!!!!
Habi…Ata kishin marredhenie te mira.
Kasijaj eshte nje profesionist i vertete. Edhe pse eshte e sigurte qe nuk i ka pelqyer pankina, ka ruajtur mllefin perbrenda dhe nuk ka leshuar fjale per te polemizuar me trajnerin mediatikisht. Thjesht, respekte.
Eshte shum e lehte te kuptosh karakterin e kasijas apo morinjos,kasijas nje futbollist profesjonist dhe nje karakter burri,kapiten legjend si i ka hije realit, duke filluar me hiero raul kasijas njeri me i mir se tjetri,imagjinoni nje portugez kapiten.Imagjinoni sikur ne vend te kasijas te ishte ronaldo,figo,pavaresisht klasit te tyre qe nuk mohoet,do kishin nxjer ne shesh mllefet e do thereshin me MOUN,te gjith e dim se cili eshte kasijas.Ne ndeshjen me malagen lojtari me i dobet ne fushe doli ronaldo,pse nuk e nderoi trajneri i ”madh” ka frik se zihen me grushta.Kta jan portugezet te vegjel e me mendje ballkani,bravo kasijas bravo spanjollet,zhdukeni ate pleh nga reali se po i prish historine klubit me te madh ne bote.