Largimi i kosovarëve, mision i rrezikshëm i De Biazit

26 Dhjetor 2012, 13:37Sport TEMA

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Xhiani De Biazi, ka pranuar se ka nisur të krijojë një Shqipëri të re dhe atë, duke mos u bazuar shumë në futbollistët kosovarë. Ai në mediat shqiptare ka deklaruar se tashmë numri i kosovarëve në kombëtaren e tij është shumë më i vogël.

Kjo ide e tij ka ardhur për faktin se Kosova është afër pranimit në arenën ndërkombëtare, dhe mund të ndodhë që kosovarët të largohen nga Shqipëria për t’iu bashkuar Kosovës, edhe pse deri tani asnjë lojtar kosovarë nuk ka deklaruar se do ta ndërrojë Shqipërinë për Kosovën.

“Në ndeshjen e fundit miqësore me Kamerunin ne kemi pasur vetëm 3 kosovarë në kombëtare, ndërsa 8 të tjerë kanë qenë të Shqipërisë. Kjo tregon se tashmë kemi shumë më shumë lojtarë të Shqipërisë në kombëtare. Unë shpresoj të mos ndodh largimi i kosovarëve, por ne kemi menduar edhe për zëvendësimin e tyre”, tha De Biazi.

Se vërtet ky mision i italianit tashmë ka nisur, e dëshmojnë edhe deklarata e fundit të mbrojtësit Armend Dallku, i cili ka thënë se është duke e menduar largimin nga Kombëtarja, dhe këtë për arsyen se trajneri ka nisur të humbë besimin në të.

Për trajnerin e Dritës, Arbnor Morina, nëse nis ky mision, do të ishte shumë i dëmshëm dhe shumë i rrezikshëm për kombëtaren tonë.

“Ky reduktim është bërë vetëm në një ndeshje miqësore, dhe nuk besoj se tashmë ka nisur reduktimi, pasi në ndeshjet zyrtare, kombëtarja e Shqipërisë në këto momente nuk mundet pa kosovarët. Sido që të jetë, nëse tajneri De Biazi nis të heqë dorë nga kosovarët tani, unë them se do të ishte shumë e dëmshme. E para, kosovarët luajnë rol kyç në ekip, e dyta, shumica e tifozëve në stadium janë kosovarë dhe e treta, më kryesorja, shumë lojtarë të kategorive të reja të Kombëtares janë kosovarë, kështu që edhe ata do të duheshin të largoheshin. Kjo, në këtë moment do të ishte e dëmshme për kombëtaren”, tha Morina, i cili në këtë rast ka kritikuar drejtuesit e kombëtares shqiptare, e cila përkundër faktit që ka aq shumë lojtarë kosovarë në kategoritë e reja, asnjëherë nuk ka angazhuar ndonjë trajner kosovar për të punuar me ta.

Edhe për trajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani, nëse kjo ndodh, dëmi do të ishte i madh për Shqipërinë.

“Është e drejtë e tij me vendos, por kjo do të ishte shumë e dëmshme për vetë Kombëtaren. De Biazi nuk ka gjak shqiptari dhe nuk mund të mendojë si ne, por nëse ndodh të mendohet një kombëtare pa kosovarë, atëherë Shqipëria do të humbë shumë në cilësi, si dhe në tifozëri, pasi ishin kosovarët ata që treguan si bëhet tifozllëk për ngjyrat kuqezi”, tha Tovërlani, i cili ka komentuar edhe faktin se pse asnjë trajner kosovar nuk është ofruar të punojë me kategoritë e reja të Shqipërisë.

“Ata nuk na çmojnë, për këtë arsye nuk na ofrojnë. Unë garantoj që për 2 cikluse, kombëtaren U19 ose atë U21, do ta kisha kualifikuar në evropian ose botëror”, përfundoi tekniku bardhekaltër Afrim Tovërlani.

18 komente në “Largimi i kosovarëve, mision i rrezikshëm i De Biazit”

  1. WEB says:

    Sigurisht drejt asaj po shkohet ,shqiperia i humb te dyja, si lojtaret edhe tifozet.

  2. una says:

    te pakten 70% e lojtareve kosovare do te largohen me deshire kur Kosova te kete kombetaren e vet…edhe pse nuk eshte normale te jene 2 perfaqesi nga nje komb.

    1. Nje pyetje says:

      Po gjermanet e austriaket nuk jane nje komb? Po belget cfare duhet te jene, hollandeze a frenceze, po zvicerianet… Pa folur pastaj per ullsianet e anglezet, apo ruset e bjelloruset etj.etj.

  3. TKZ001 says:

    Ky veprim eshte i palogjikshem dhe anti-kombetar, duhet ndaluar sa me pare!!!

    1. x says:

      Hahaha gallate. Deri tani u shqepem duke fituar. Pervec Canes te gjithe per tu hedhur ne plehra jane.

  4. kushtrimi says:

    Me mire do ishte nje superlige shqipetare(shqiperi e kosove bashke) si dhe nje kombetare. Per kete te behen kerkesa ne Fifa. Jemi dy vende te vogla per dy kombetare. Me mire nji kombetare e forte sesa dy te dobeta.Besoj te gjithe do ishin te kenaqur.

  5. Se pari uroj qe te krijohet nje kombetare ! por ne momentin qe kosova do luaj si kombetare me vete, eshte shqiperia qe demtohet si skuader prandaj s’ka asnje dyshim se shqiperia duhet te filloj te gjej zevendesuesit per kosovaret qe do luajn me kosoven ! sigurisht qe kjo eshte e veshtire po jo e pamundur ! po kur shprehen se kosovaret na mesuan tifozllekun kjo eshte gje pa lidhje !!! stadiumi plot ka qene dhe kur luante kombetarja e s’kish tifoz kosovar ne stadium para viteve 1990 !

  6. ingli tare says:

    hata e madhe ,cdo bejme tani ,po na ikin kosovaret dhe tifozat koke zi ,me mire ,te fundit ishim dhe te fundit do jemi ,ku eshte hataje e madhe ,te ikin fluturimthi ,u kujtoet gabimi i shume patriotit cana me hollanden ,shqiperia po bente histori dhe cana beri te pamunuren qe ta humbisnim

  7. Kresha_bxl says:

    Ne njeren ane ,ne kosovaret do te gzohemi shume mirpo ne anen tjeter merzitemi per Shqiperine.Sepse e dojmi njesoj sikur Kosoven mirpo cka ti bejsh ,keshtu paska dashte Zoti qe ne te jemi te ndare ne dy shtete.

  8. xxx says:

    Kosova dhe Shqiperia jane nje. Ne kemi nje kombetare dhe gjithmone kombetarja shqiptare do jete kombetarja jone, e te gjithe shqiptareve kudo qe jane. Ne te gjithe jemi nje dhe po u percame kjo gje ska fare rendesi. Prandaj nuk duhet as te mendohen marrezi te tilla dhe te gjtiha ata qe do largohen me ndonje kombetare tjeter, perfshire dhe kosoven ne rradhe te pare kane turperuar veten e tyre dhe te gjithe ata patriote shqiptare ngado qe vinin qe kane luftuar per shqiperine e madhe dhe qe as qe do ta mendonin dicka te tille pra, ndarjen.

    1. vlonjati says:

      dmth ku ne evropian te bjere shorti kosove-shqiperi, si do bejme sipas teje? do i themi UEFA-s qe ne jemi patriote?

  9. edlira says:

    keq me burr e keq pa burr,keq te mos martohesh kur.

  10. mario says:

    Ore po spo na hyjne ne pune keta turkoshaket e kosoves neve kemi plot futbollista.Te ikin sa me pare se ata qelbesira nuk luajne per Shqiperine sepse e dine qe sjane nga ky vend prandaj sa me pare te shporren se me shume pune do na prishin po ndenjen.

    1. TKZ001 says:

      Heu Mario he shkerdhate greke…

      1. vlonjati says:

        te lumte, ti je patriot i vertete!
        ke dhe nje elegance te madhe kur shprehesh…

  11. TKZ001 says:

    He mario he shkerdhate greke…

    1. vlonjati says:

      te lumte per edukaten. ti po qe je patriot i vertete.

  12. vlonjati says:

    pavaresisht nga gjaku i De blasi-t, ky veprim eshte i aresyeshem.
    pas pak kosova do te njihet dhe do te kete ekipin e saj, dhe ne duhet te kenaqemi e jo te merzitemi.
    dhe e vetmja menyre per te prodhuar talente ne shqiperi eshte qe t’u krijojme atyre mundesine te lozin ne evrope edhe ne kombetare, po te vijne “gati” nga kosova kjo s’eshte e mundur.
    siç thane dhe te tjere lexues, ka disa kombe ne evrope qe paraqiten me skuadra te ndryshme.
    kuptohet nqse lind nje Mesi ne kosove apo shqiperi, eshte i lire te zgjedhe me ke te loze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje