Fati i Hoze Murinjos do të jetë i lidhur ngushtë me reagimin e tifozerisë së Real Madrid. Nëse këta të fundit do të fillojnë të kontestojnë ashpër trajnerin portugez, atëherë presidenti Florentino Perez do të jetë i detyruar ta largojë atë nga detyra, pasi ky është një vit zgjedhor dhe në qershor do të kërkojë përsëri votëbesimin e anëtarëve të klubit.
Perez nuk është i kënaqur me Murinjon dhe sipas mediave spanjolle, është ndjerë i tradhëtuar nga ai, pasi para ndeshjes me Malagan i kishte konfirmuar besimin. Por Murinjo e ka “falënderuar” duke krijuar një polemikë të re me uljen në stol të Kasijas, me Perez që nuk ka gjetur fjalë për të komentuar këtë veprim ndaj atij që cilësohet një nga legjendat e klubit.
Presidenti i Realit po e merr gjithnjë e më shumë në konsidratë idenë e largimit të Murinjos, por dëshiron që ta mbajë atë deri në fundin e sezonit me shpresën që portugezi t’i sjellë Ligën e Kampioneve të shumëpritur. Por këtu hyjnë në skenë tifozët dhe fakti që ky është një vit zgjedhjesh për madrilenët.
Në qershor, Perez do të rikandidojë për postin e presidentit të klubit, ndaj po përpiqet të mbajë të lumtur të gjithë tifozët që janë njëkohësisht anëtarë me të drejtë vote. Jo rastësisht, në ndeshjen e 6 janarit kundër Real Sociedad, ai ka vendosur të ulë në 50% çmimine biletave të blera nga anëtarët e klubit, me shpresën që të sjellë sa më shumë në stadium.
Problemi është që të gjithë këto tifozë mund të kontestojnë Murinjon dhe një gjë e tillë do të dëmtonte imazhin e Perez, të cilit i është kujtuar se Bernd Shuster u shkarkua nga puna kur tha se Reali nuk fitonte dot ndaj Barcelonës, ndërsa Murinjos nuk i ka hyrë asnjë gjembë në këmbë edhe pse pa kaluar gjysmën e kampionatit, ka dalë krejtësisht nga lufta për titull.
Nëse portugezi vendos të ulë në pankinë Iker Kasijas edhe kundër Real Sociedad, atëherë Perez nuk do të ketë rrugë tjetër përveç shkarkimit të tij, pasi tifozët kanë bërë të qartë se në luftën mes portierit dhe Murinjos, ai që sakrifikohet duhet të jetë tekniku portugez.
Ky skizofren e ka ulur ne stol te talentuarin dhe super te edukuarin Kasijas vetem per nje arsye; e kupton se Kasijas po del perpara Murinjos per nga fama e respekti qe kane perkrahesit e Realit per Kasijas. Ketu ka te drejte se sot flasim per sukseset e “real” e mendojme “Kasijas”, “Ronaldo” etj. flasim per humbjet e mendojme Murinjon qe harron se duke e mbajtur ne stol Kasijas vetem rrit me shume respektin per te dhe siç thone “sharron degen e pemes mbi te cilen ka hipur e eshte ulur” vete Murinjo
O shtegtare more shtegtarepo mos harro se je shqiptare dhe sado qe te mundohesh nuk del jashte asaj qe ti dhe disa <>ne cdo raste dhe ne cdo mundesi mundoheni qe te ulni figuren e Maurinjos i cili pamvarsishte polemikave qe ka shkaktuar ne madrid doni apo nuk doni Ju eshte nje nder trajneret me te kerkuar dhe me te suksesshem ne qarkullim .Si ne cdo fushe te jetes edhe sporti ka politikat e veta dhe <>arsyet i dijne ato qe jane me afer problemeve te klubeve apo kontaratave etj etj …Qe te shash e te ofendosh nje person (flasim pe sportistet apo trajneret e futbollit ) duhet qe te kesh te pakten pak eksperience sa tu afrohesh atyre….Foli disa here Kroif dhe u mundua me ane te diplomacise qe te na tregoje se Barcelona dhe Mesi jane me te miret e tjera e tjera ..Ka te drejte te flase dhe ka te drejte qe te mburret me ish ekipin e tij apo meish lojtarin e tij se me te vertete jane shume shume nalte dhe per kete sezon e kane myll problemin e kampionatit spanjoll por as edhe nji here ne fjalimet e Tija nuk u pa nonji ofendim apo sharje …keto ju a la Pseodo specialisteve shqiptare apo disa shqiptareve qe kane ra ne kompjuter masi kane shite dhite e jane ul ne Tirane …..
Te shkruaj dhe une dy llafe, si amator dhe jo specialist futbolli. E kam pelqyer futbollin qe i vogel. Nuk u bera dot futbollist, por si shikues i rregullt i ndeshjeve kam vite shume. Nuk kam lene asnje ndeshje te kampionatit europian, ligave apo kampionatit boteror edhe atehere kur nuk i kisha mundesite. Tani shkurt: Murinjo eshte nje trajner qe mori emer jo nga vetja, jo nga aftesite e tija, por nga lojtaret qe kishte ne skuader kudo ku ka qene. Megjithate dhe ata i ka perçare se findmi. Shikoni Realin. E dini kush “shet” mendje? Ai qe s’ka, se ai qe ka e vendos ne pune. Te fala dhe gezuar vitin e r!