Bartomeu: Ja pse nuk zëvendësojmë Vilanovën

25 Dhjetor 2012, 13:25Sport TEMA

Shefi i klubit i Barcelonës, Hose Maria Bartomeu, ka shpjeguar se pse drejtuesve të kësaj skuadre nuk u ka shkuar kurrë ndër mend që të gjejnë një zëvendësues për Tito Vilanovën, ndonëse ky i fundit do të qëndrojë më shumë se një muaj larg ekipit pasi ka kryer një ndërhyrje krirugjikale për heqjen e një tumori.

“Tito është pjesë e klubit. Ekzistojnë marrëdhënie njerëzore që janë ndërtuar prej shumë vitesh,  të cilat kalojnë përtej çdo roli që mbajmë te Barcelona. Njerëzit këtu rriten bashkë dhe qëndrojnë bashkë falë lidhjeve emocionale. Gjëja e parë që të shkon ndër mend është miky yt, jo futbolli”, tha ai për “The Sun”.

“Tito ishte një lojtar në akademinë tonë. Ai u largua, luajti për klube të tjera dhe u kthye si trajner përsëri në akademinë tonë. Më pas, ai punoi si numri 2 i Guardiolës, duke bërë hapin e radhës si trajner i parë i ekipit. As nuk na shkoi ndonjëherë ndër mend që ta zëvendësonim atë”.

“Ajo që na shqetëson nuk është çfarë do të ndodhë me Barcelonën, por çfarë do të ndodhë me Titon. Ky klub ka të bëjë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu, bashkë me vlerat njerëzore që ne mundohemi të mësojmë dhe të mbajmë gjallë. Nuk shqetësohemi për gjërat afatshkurtra apo çfarë do të ndodhë në fushën e lojës. Gjëja më e rëndësishme për ne është të kemi përsëri mes nesh Titon sa më të fortë dhe të shëndetshem”, tregoi zëvendëspresidenti i Barcelonës./lajmeshqip

9 komente në “Bartomeu: Ja pse nuk zëvendësojmë Vilanovën”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Ky eshte nje gjest qe duhet pershendetur, tek Barcelona, eshte arritur nje harmoni, qe ka sjelle dhe ate harmoni ne fushe, nje ekip pa inate dhe zili, per tjetrin, ku te gjithe e duan njeri tjeterin se e kane kuptuar, qe vetem bashke dhe kompakt, jane ata qe jane ne fushe, te mrekullueshem.
    Edhe tek ne ne Shqiperi kemi patur kesi rastesh, ku ekpipi ka qene shume kompakt, kemi rastin e 17-Nentorit ne vitet 80-ta, kemi Flamurtarin ne vitet 80-ta, ku fale kompaktesise dhe larg smires, arriten te na japin futboll te bukur per kohen.
    I uroj trajnerit Vilanova, sherim te shpejte dhe sa me pare ta shohim ne bankinen e heronjve te Barcelones.

  2. grusht bashkuar reth partis,uniteti parti popull!thenie qe me kujtojne realizmin socialist.fati i tyre dhe suksesi ehte vetem dhe vetem forma e jashtoksorit messi.po mos te lozi mesi barca shkermoqet si biskot,nuk ka fuqi sulmuese dhe uniteti nuk ben dot gola po nuk lozi messi.ishalla mungon nja 2 muaj dhe ketu do jemi e do flasim prap.

    1. lionelmesi says:

      Ik or koqe, qenke idiot i pashkoll dhe i pakulturuar

  3. milan. says:

    vilanova tregoj se guardiola nuk qenka trajneri qe beri barcen por edhe une te vete trajner me barcen do shkelqej.barca ska nevoj per trajner lojtaret e din se cbejn ne fush e kete e pame me valladolidin me trajnerin e tret dhe ekipi loste njesoj.sa me shum do kaloj kohe dhe vlerat e guardioles do bien se do kuptohet qe keta skan nevoj per drejtus se drejtojn vet.pra guardiola dhe villanova jan thjesht kukulla te barca.

  4. TOTILA says:

    I sakte “HORRI i BULEVARDIT ” Jam ne sinkron dhe ne nje GJATESI VALE me TY !

  5. BUJAR U.S.A says:

    Ekipi i Barcelones asht si ekipi i viteve70 AJAKS i Hollandes dhe merite kane te gjithe lojtaret e sidomos TITO i madh.Sherim te shpejte i lutem te madhit ZOT.

  6. tepelensi nga damsi says:

    jam sh dakort me horrin e bulevardit analiz perfekte

  7. sino.mati says:

    eshte ekipi me i mire qe ka pare historia e futbollit.njerzit thjesht jane te pakapshem.ata qe dine 2 gjera nga futbolli munden vetem ta kuptojne…………….TITO APO DIKUSH TJETER VIJNE PAS…………..

    1. nardi says:

      Per nje qe shikon futboll vetem 5 vitet e fundit,mbase!?.Jam i mendimit se Milani i Sacchit ka qene superior ndaj kesaj Barcelone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje