Çelsi i kërkon Lampard të largohet në janar

26 Dhjetor 2012, 15:01Sport TEMA

Frenk Lampard ka marrë një goditje të rëndë nga skuadra e Çelsit, e cila i ka bërë të ditur mesfushorit se nuk bën më pjesë në planet e saj dhe bën mirë që të gjejë një klub të ri që në janar.

Legjenda e londinezëve shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe mori duartrokitjen e të gjithë publikut kur u zëvendësua gjatë fitores 8-0 ndaj Aston Vilës. Por ai e dinte që kjo mund të ishte ndeshja e fundit me londinezët, pasi drejtuesit e klubit i kanë bërë si “dhuratë për Krishtlindje” shpjegimin se nga data 1 janar duhet të mendojë për të gjetur një skuadër të re pasi nuk kanë më nevojë për shërbimet e tij.

“Frenk është i dërrmuar. Ai dëshiron të luajë për Çelsin por drejtuesit e klubit i thanë se duhej të kërkonte një skuadër tjetër gjatë merkatos së janarit. Ndaj atij nuk i besohet situata e krijuar, pasi gjithçka që dëshironte të bënte në karrierën e tij ishte të luante me këtë skuadër dhe nuk e priste një trajtim të tillë”, ka shpjeguar për “The Sun” një burim brenda klubit londinez.

Gjatë karrierës së tij 12 vjeçare me skuadrën e Çelsit, Lampard ka fituar 1 Ligë Kampionesh, 3 kampionate, katër Kupa FA dhe 2 Kupa të Ligës./lajmeshqip

3 komente në “Çelsi i kërkon Lampard të largohet në janar”

  1. lojtari says:

    Keshtu e ka jeta dhe une do te doja shume te kisha fatin e ketij futbollisti.

  2. dritani says:

    Me kujton largimin e Fernando Hierros nga Reali.
    E flaken si lecke!
    Bote muti…

  3. edlira says:

    stategji e njohur e klubeve te pasura;limoni i shtrydhur si duhet kerkujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje