Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka sulmuar ashpër gjyqtarin Kevin Friend dhe ka deklaruar se klubi i tij duhet të marrë në konsideratë idenë për të mos udhëtuar drejt Sandërlend në vitin e ardhshëm, pas humbjes 1-0 të pësuar dje.
“Ndoshta gjyqtarët hëngrën shumë për Krishtlindje”, tha Mançini, para se të sqaronte se Friend nuk kishte parë një faull ndaj Pablo Zabaleta në momentin kur Adam Xhonson shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
“Duhet të pyetni gjyqtarët pse e akordoi atë gol, jo mua. Ishte një faull i dukshëm, është e pamundur që dy njerëz (Friend dhe vijërojtësi) nuk e panë. Ndoshta vitin tjetër nuk do të vijmë më këtu. As nuk ia vlen të shpenzosh paratë e rrugës”, tha ai në deklaratën e tij që pritet të sjellë reagime nga Federata Angleze dhe mundësisht një dënim me gjobë për trajnerin e kampionëve.
Por Mançini njëkohësisht ka pranuar se skuadra e tij duhet të ndryshojë stil loje, sidomos në fazën ofensive.
“Ne duhet të shënojmë, sulmuesit tanë duhet të përmirësohen. Duhet të ndryshojmë diçka në ekipin tonë, pasi nuk mund të vazhdohet kështu, ne shënojmë shumë pak. Shpesh bëjmë shumë pasime dhe mendojmë se mund të shënojmë më vonë. Por futbolli nuk është i tillë, duhet të jemi më të fortë në zonën e rreptësisë”, ishte kritika e tij ndaj sulmuesve të skuadrës.
T’i MANCIN je as me pak dhe as me shume por KOPJA me e mire e MURINJOS ,DHE NE FYTYRE dhe ne sjellje je po AQ CINIK sa dhe AI . Me pak fjale vellai i tij SIAMEZ .
Ik mor langaraq kur ben tranjerin dhe ti
qe nuk i kuptoj ata drejtuesit e city-t
si te japin lek ty
Ti as per per ne kategorine e 4 ne itali
nuk je.Shpresoj te jete viti i fundit ky.