Mbrojtësi i Real Madrid, Pepe, ka deklaruar se portugezët po persekutohen nga mediat dhe publiku në Spanjë për shkak të kombësisë së tyre. Sipas tij, prania e shumë portugezëve në radhët e Realit ka bërë që të lindin polemika më të mëdha, sa herë që kjo skuadër të krahasohet me Barcelonën.
“Do të dëshiroja shumë që Kristiano Ronaldo të merrte “Topin e Artë”, pasi është një mik i imi por sidomos për atë që i ka dhënë futbollit. Ai ka qenë 5 herë mes 3 më të mirëve në 6 vitet e fundit, duke arritur tashmë të fitojë edhe kampionatin spanjoll. Por duket se ai nuk do të jetë fituesi”.
“Kristiano duhej të kishte marrë një trajtim ndryshe nga shtypi dhe një pjesë e tifozëve. Meqë ata duan të sulmojnë Murinjon, sulmojnë edhe pjesëtarët e tjerë portugezë të skuadrës. Çfarëdo gjëje që ne bëjmë në fushë apo jashtë saj interpretohet ndryshe dhe kur gjërat kanë lidhje me Barcelonën, marrin një tjetër dimension. Kjo vjen për shkak se Barcelona është një ekip me një strukturë mjaft të konsoliduar dhe gjithçka ecën në rrugën e duhur për ta”, tha ai, duke iu referuar mbështetjes që marrin katalanasit nga mediat e ndryshme.
I pyetur nëse e ndjen veten “i persekutuar”, Pepe nuk ka pasur dyshime. “Po, ne jemi të persekutuar. Ne jemi të huaj dhe kjo duket qartë në preferencat e mediave. Nuk mendohen dy herë kur bëhet fjalë për të zgjedhur mes një portugezi dhe një spanjolli”.
“Ky persekutim vjen nga xhelozia, nga fakti se Spanja nuk ka pasur asnjëherë një lojtar të denjë për të fituar “Topin e Artë”, në kundërshtim nga Portugalia që kishte Figon e Kristiano Ronaldon. Nuk i pëlqen një gjë e tillë dhe e ndjejmë këtë atmosferë sidomos kur luajmë jashtë Madridit. Ekziston një trysni më e madhe ndaj portugezëve, por duhet të mësohemi me një gjë të tillë”, ishte deklarata mjaft e fortë e Pepe, i cili me këto fjalë nuk është se ka përmirësuar situatën e tij në sytë e opinionit publik në Spanjë, ashtu siç e pranon vetë ai.
“Kas faullit ndaj Kaskero në vitin 2009, mendova realisht të largohesha nga futbolli. Ajo ngjarje bëri që unë të shenjestrohesha përgjithmonë në Spanjë dhe në të gjithë botën. Edhe sot më thërrasin vrasës”, pranoi mbrojtësi portugez.
E mor kok qep, te duken sportive ato gjestet tuaja, dhe tani na qenke i terrorizuar, lojtare si puna jote, duhet te perjashtohen nga futbolli njehere e pergjithmone.
Natyrisht ti je edhe i zgjuar, se cdo gje e ben kur arbitri se ka mendjen, por faj kane zyrtaret e futbollit, qe i shohin keto xheste tuaja makabre dhe heshtin.
Ka patur Italia njehere e nje kohe njefare Beneti, por qe ta dish ti more mangup, Beneti futeshte ne loje kastile per te nxjerre jashte loje, lojtarin me problematik qe ishte problem per Italine ta mbante me loje te rregullt dhe fuste Benetin qe e neutarlizonte problemin dhe dilte edhe vete me te kuqe dhe kur u denonte me te kuqe, denohej me disa jave mos te luante.
Kurse ty mor Pepe, arbitrat te mbajne me hater, per gjithe bemat qe ti ben edhe atehere kur topi eshte diku tjeter.
Prandaj mos llap kot.
Te pakten nuk eshte si ai bucja Busquets, lojtar i shpifur.
Si gjithmone “HORRI BULEVARDIT ” jam ne nje gjatesi vale me ty, por pessa i perket BENETTIT ai iahte KASAP ,por njeherit kishte shume dhe shume burreri dhe luftonte fort dhe nuk ishte i pabese dhe ndyresire si ky majmuni PEPE . Ky flet si e jema e ZEQOS ne MAJEN e THANES . Opinioni ,nje pjese e tij perkrahin PEPEN ,kjo nuk ka sgje te keqe ,por ky eshte nje shtaze qe medoemos kerkon nje denim shume model ,ndoshta dhe per 1 vit qe te behet shembull per te tjeret .Per sa i perket vleresimit te RONALDOS per te marre nje cmim ,as te mos i shkoj ne mendje njeriu .Nuk po gjykoj se cfare ben RONALDUA ne fushen e lojes sepse RONALDUA ESHTE shume -shume larg GJENIALITETIT te MESSIT .E kam thene se ato qe ben MESSI NE NJE SEKONDE RONALDES do t’i duheshin ore dhe ore te tera .E NJEJTA gje vlen dhe per sjelljen jashte fushe . FIGO ju mund t’a vleresoni ,kurse mua kurre nuk me ka ngjitur ,asnjehere dhe per kete dua te permend 2 PERBALLJET QE PROTUGALLIA beri ne EUROPIANIN E VITIT 2004 KUR NJE EKIP KREVATI SI GREQIA E RRAHU 2 HERE NE PORTUGALI dhe i mori kampionatin EUROPIAN . Vetem me keto paraqitje te dobeta ,FIGUA duhet harruar. Problemi eshte se PORTUGEZET JANE NJELLOJ SI GREKERIT ,ADUAN TE MATEN ME HIJEN E MENGJEZIT .PORTUGEZET vetem nje here kane dale te tretet ne bote ne vitin e larget 1966 NE KOHEN E EUZEBIOS ,kurse SPANJOLLET si asnje ekip tjeter ne bote kane marre pjese ne 3 finale te kampionateve EUROPIANE dhe 1 finale te BOTERORIT DHE TE 4 HERET KANE MARE KAMPIONATET PERKATESE , dhe te mendosh qe nuk kane patur as MESSIN dhe as RONALDON ,gje te cilen kurre nuk e ka bere as ITALIA as BRAZILI se per GJERMANINE AS QE BEHET FJALE . Une kam besuar se ne nje dite te aferme MURINJUA dhe ekipi i REALIT DO TE DEGJENEROHESHIN sepse rruga qe ZGJEDH MURINJUA ESHTE E SHKURTER DHE nuk te con larg.Nuk behet kurre nje ekip me MERCENARE dhe per me keq kur kjo ndodh te bashkosh PORTUGEZET me SPANJOLLET . Ju lutem dhe ju qe jini ADMIRUES TE REALIT dhe murinjos me gjithe portugezet qe ka tek REALI .A MUND TE KRAHASOHEN ATA qofte ne ate se cfare japin ne fushe APO JASHTE FUSHE ME SPANJOLLET e TJERE TE REALIT .JO .Lepuri fle diku tjeter . MURINJUA FITON sepse blen liojtaret me te mire ne qarkullim ,dhe rreth vehtes grumbullon jenicerte e tij qe t’i kete si nje MODUS VIVENDI ne cdo rast qe te vendos ballancen e numrave . MURINJO eshte nje fodull dhe deshtak dhe trajner qe nuk ka asnje ide te tijen ,por ka kopjuar ne menyren me te shkelqyer KATENACION E FAMSHME KLASIKE ITALIANE dhe e perdor sa here t’i duhet dhe kjo menyre loje i kapit dhe sterlodh tej mase fizikisht futbollistet,dhe vjen nje kohe qe ata nuk jane ne gjendje qe te PRESINGOJNE me kundershtaret .Tani MURINJO ESHTE DUKE VJELE FRUTET E PUNES SE TIJ dhe une parashikoj qe atij do t’i bjene me shume kredencialet ne te ardhmen dhe do t’i humbas vlera .AH ! ka nje zgjidhje ,vetem ne se ai per 1 muaj transferon NEYMARIN ( per te cilin do te thoshte fund i karrieres sportive ne se luante tek REALI me trajner MURINJON ) DHE FALKAON . Eksperienca e futbollit qe prej fillimit te tij dhe deri ne mes te viteve ’70 ,( ME PERFAQESUES ME BRILANT AJAXIN E FAMSHEM) dhe tani se fundi me BARCELONEN E 2008 E KETEJ TREGON se duhet kthyer menjehere tek ekipet ZINXHIR ,SEPSE FORMON SHTYLLA TE FORTA ,ME PAK SHPENZIME DHE LUFTETARE TE DENJE ,PA XHELOZIRA DHE SHUME TE VLLAZERUAR . Ne kohet e sotme jo veterm ne kategorite superiore por dhe ne ato amatore ka humbur pergjithmone EMRI I cdo ekipi FUTBOLLI ,SEPSE baza e ekipit ne 705 perbehet nga te huajt qe nuk kane asgje te perbashket me emrin e skuadres ,apo te qytetit apo te krahines apo landit,dhe per mua ekipet duhen EMERUAR P.SH. KOZMOSI NR.1 deri t’a zeme KOZMOSI NR, 10000 apo 50000. Kaq kisha per te thene .Shkrova gjate sepse nuk KISHJA KOHE !
Ky Pepe eshte brazilian i natyralizuar ne portugez.”Harron” nga verberia qe Spanja ka lojtare si Iniesta e Xavi, qe edhe keta ashtu si Ronaldo kane vite qe klasifikohen tek me te miret.