Klubet evropiane, 6 miliard euro borxhe

27 Dhjetor 2012, 20:33Sport TEMA

Klubet evropiane kanë një borxh neto prej 6 miliard eurosh. Ky është një prej përfundimeve të studimit të mbajtur nga UEFA që me shumë mundësi do të prezantohet në fillimin e sezonit të ardhshëm, atë 2013-2014.

Për atë sezon, UEFA ka përcaktuar me rregullore se kush nuk përshtatet me kërkesat e Fair Play Financiar (FPF), mund të përjashtohet nga kompeticionet evropiane. Kjo direktivë ka si objektiv atë të moslejimit që klubet të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë. UEFA do të lejojë jo më shumë se 5 milionë euro deficit vjetor në këtë bilanc, për sa kohë që pronarët nuk investojnë kapital të ri në arkat e klubit.

UEFA, nëpërmjet sistemeve të saj të kontrollit, do të monitorojë edhe të ardhurat e lojatareve dhe nëse ata paguhen rregullisht, ashtu si autoritetet fiskale të vendeve të ndryshme apo punonjësit e klubeve. Edhe vonesat në pagesën e taksave dhe pagave të nëpunësve do të cilësohen si shkelje.

Në Spanjë dhe Angli, borxhet që kanë klubet janë shumë të mëdha në krahasim me normat e lejuara nga FPF, por bankat nuk e kanë problem t’u japin kredi këtyre klubeve të cilat zotërojnë stadiumet e tyre dhe i kanë vendosur shpesh si garanci.

Nga sezoni 2014-2015, në sitën e UEFA-s do të kalojnë edhe skuadrat e sheikëve si PSZH, Mançester Siti e Malaga, të cilët kanë kryer shpenzime të çmendura dhe kanë 2 vite kohë për të përmirësuar bilancet para se të detyrohen nga UEFA t’i japin lamtumirën Evropës./lajmeshqip

2 komente në “Klubet evropiane, 6 miliard euro borxhe”

  1. Pilo Lala says:

    Merrni borxh, se rrisni mirqenjen!
    Kjo eshte motoja e Berishes, qe do rriste mirqenjen me borxhe.
    Thua te jene edhe drejtuesit e klubeve aq injorant sa Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje